Këshilla & Arsye

May 29, 2020 | 8:04

Terapia e muzikës dhe fizioterapia në kujdesin geriatrik

 

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Terapia muzikore dhe fizioterapia mund të përdoren në kujdesin gerartrik. Kombinimi i lëvizjeve të manual terapisë në fizioterapi me tingullin, muzikën në kujdesin geratrik ndihmojnë në përmirësimin e disa problemeve psikofizike tek të moshuarit, siç janë: artriti, osteoporoza, çrregullimet e ekuilibrit, incontienca, sëmundja e Alzheimerit, aksidentet ose goditjet në tru etj. Duke iu referuar disa studimeve shkencore dhe nga eksperienca personale në 15 vite në kërkim shkencor, kam dalë me konkluzionin se terapia muzikore nëpërmjet kombinimit me fizioterapinë parandalon dhe trajton sëmundjet dhe aftësitë e kufizuara për të moshuarit në kujdesin gerartrik.

1

Geriatria dhe gerontologjia mjekësore

Geriatria ose mjekësia geriatrike është një specialitet që përqendrohet në kujdesin shëndetësor të të moshuarve. Është e rëndësishme të theksohet ndryshimi midis geriatrisë, kujdesit ndaj personave të moshuar dhe gerontologjisë, që është studimi i vetë procesit të plakjes. Termi geriatrikë vjen nga greqishtja geron që do të thotë “plak”, dhe iatros që do të thotë “shërues”. Sidoqoftë, geriartria nganjëherë quhet gerontologji mjekësore. Nuk ka një moshë të caktuar, në të cilën pacientët mund të jenë nën kujdesin e një geriatricieni, një mjek i specializuar në kujdesin e të moshuarve. Ky vendim përcaktohet nga nevojat individuale të pacientit dhe disponueshmëria e një specialisti.

Terapia muzikore për klientin geriatrik

2

Terapia muzikore mund të jetë një ndërmjetës efektiv dhe i këndshëm për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e funksionimit konjitiv, fizik dhe socio-emocional për klientin geriatrik. Klientët geriartrikë kanë shpesh probleme me funksionimin konjitiv, fizik dhe socio-emocional. Modelet e personalitetit të një të moshuari mund të influencojnë në funksionimin konjitiv, veçanërisht në situatat stresuese si pasojë e problemeve fizike, emocionale dhe sociale.  Inteligjenca e të moshuarit fillon të ulet kur dalin në pension ose tërhiqen nga përfshirja e plotë në jetën ekonomike dhe sociale të shoqërisë. Varfëria, izolimi social, të mbeturit i/e ve ose divorci, mund të përshpejtojnë moshimin konjitiv tek të rriturit. Ndërsa, ata që vazhdojnë të ruajnë një stil jete të gjallë, plot me aktivitete sociale dhe intelektuale performojnë më mirë në aftësitë e tyre intelektuale. Të ushtruarit fizik rrit përshtatshmërinë mendore dhe për të siguruar përshtatsmërinë respiratore, frymëmarrje.

Seanca e terapisë muzikore

Seancat e terapisë muzikore përshkruhet nga terapeuti muzikor individualisht për të përmbushur nevojat specifike të klientit të moshuar. Në fillim bëhen teste të personalitetit, shijeve muzikore dhe testohen aftësitë muzikore, ritmi dhe melodia. Nuk kanë shumë rëndësi aftësitë muzikore, mbasi sejcili pacient i moshuar ka ritmin dhe muzikën e vet dhe mbi këta të dhëna dizajnohet seanca individuale ose në grup.

3

Përvojat tipike muzikore geriartrike mund të përfshijnë:

1.Këndimin dhe dëgjimin e muzikës.

2.Shkëmbimin dhe diskutimin e këngëve.

3.Të mësuarit për të luajtur instrumente dhe shkrimin e këngëve.

4.Lëvizjen në muzikë dhe pjesëmarrjen në aktivitete muzikore të dizajnuara për të promovuar ndërveprimin shoqëror dhe vetëvlerësimin.

Kujtimet muzikore dhe prejardhja kulturore e një individi

Muzika është një nga përvojat më të hershme të jetës dhe kujtimet muzikore në moshën madhore mbesin si disa nga më të thellat. Historia muzikore e një personi është një përbërës i rëndësishëm i planit të vlerësimit dhe trajtimit të terapisë muzikore. Përdorimi i temave,melodive ose i vargjeve mund të nxisë kujtesë afatshkurtër, që është e rëndësishme për ruajtjen e pavarësisë individuale dhe ndihmës në aktivitetet e jetës së përditshme. Përzgjedhja e muzikës që lidhet me prejardhjen kulturore të një individi, preferencat muzikore, ose ofrimi i mundësive për të rizbuluar aftësitë muzikore, jep një qasje të personalizuar dhe është veçanërisht e vlefshme kur punojmë me persona me demenca.

Funksioni njohës dhe “jo kërcënues” i orientimit të realitetit nga muzika

Terapia muzikore mund të stimulojë funksionin njohës përmes ofrimit të mundësive për të mësuar aftësi të reja, si dhe përmes përdorimit të njohurive të marra më parë. Kujtimi i gjatë dhe afatgjatë mund të stimulohet përmes përvojave të tilla si shoqërimet muzikore, duke kënduar këngë të njohura dhe aktivitete sekuenciale duke përdorur instrumente ritmike, këngë ose lëvizje.

Terapia muzikore mund të sigurojë gjithashtu një burim jo kërcënues të orientimit të realitetit. Muzika lehtëson orientimin e realitetit dhe stimulon kujtesën afatshkurtër dhe afatgjatë. Përdorimi i një teknike gjithashtu që quhet Melodic Intonation Therapy (MIT) është e suksesshme në rivendosjen e fjalës funksionale për disa persona që kanë pësuar aksidente cerebrovaskulare. Shpesh, kur një person ka humbur aftësitë e të folurit për shkak të një aksidenti cerebrovaskular, aftësia për të kënduar mund të mbetet e paprekur.

4

Fizioterapia, kujdesi për të moshuarit

Trupi i njeriut fillon të humbasë forcën, lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin, si pjesë e procesit të plakjes. Nëse trupi lihet pa kontroll kjo mund të çojë në pasoja të caktuara shëndetësore. Por është e mundur me ndërhyrjen e duhur nga një fizioterapeut, të hartohet një program i fizioterapisë për t’u kujdesur për personin e moshuar. Kujdesi ndaj të moshuarve përfshin një sërë masash parandaluese dhe ndërhyrje për të ofruar mbrojtje dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

1.Një nga aspektet kryesore të kujdesit ndaj të moshuarve në shtëpi përfshin vlerësimin e rreziqeve dhe zbatimin e parandalimit të rrëzimit.

2.Kjo do të sigurojë sigurinë e pacientëve të moshuar, duke zvogëluar rrezikun e lëndimeve nga të cilat mund të jetë shumë e vështirë për t’u rikuperuar.

5

Tabela 1 lëvizjet, diagonalet

Format e kujdesit për të moshuarin

Kujdesi për të moshuarit mund të përfshijë:

1.Parandalimin e dëmtimeve dhe frakturave duke përfshirë një program për parandalimin e rrëzimit.

2.Përmirësimin e forcës, lëvizjes dhe lëvizshmërisë përmes programeve të ushtrimeve.

3.Përdorimin e programeve të osteoporozës, që janë specifike për ata pacientë me osteopeninë ose osteoporozë. Osteoporoza është një sëmundje në të cilën dobësimi i kockave rrit rrezikun e një kocke të thyer.

4.Masazh shërues për relaksim dhe lehtësim të dhimbjes.

5.Terapi me Akupunkturë.

6

Tabela 2

Fizioterapia geriatrike

Fizioterapia përdoret në mënyrë që të rivendoset lëvizshmëria, të rritet niveli i fitnesit, të zvogëlojë dhimbjen dhe të sigurojë përfitime të tjera fizike shtesë. Fizioterapia geriatrike është një terapi e provuar për të rriturit nga çdo nivel i aftësisë fizike për të përmirësuar ekuilibrin dhe forcën e tyre, për të ndërtuar besimin e tyre dhe për të mbetur aktiv. Fizioterapia është gjithashtu një formë trajtimi pas një aksidenti ose pas një goditje në tru.  Fizioterapia është e dobishme për shumë arsye shtesë të tilla si:

Përmirësimi i ekuilibrit.

Përmirësimi i forcës.

Përmirësimi i lëvizshmërisë dhe fitnesit të përgjithshëm.

Format e fizioterapisë geriatrike

1.Ushtrimi: 

Ushtrimi përcaktohet si çdo formë e aktivitetit fizik që është përtej asaj që bën personi gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme. Ushtrimi është krijuar për të ruajtur dhe përmirësuar koordinimin e një personi, forcën e muskujve, fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë fizike, si dhe ekuilibrin e tyre.

2.Terapia manuale:

Terapia manuale zbatohet me qëllimet e përmirësimit të qarkullimit të gjakut të personit, moshuarit dhe rivendosjes së lëvizshmërisë që mund të kenë humbur për shkak të një dëmtimi ose mungesës së lëvizjes. Kjo formë e terapisë përdoret gjithashtu për të zvogëluar dhimbjen. Terapia manuale mund të përfshijë manipulimin e nyjeve dhe muskujve të personit, moshuarit gjithashtu si masazh.

3.Edukimi:

Edukimi është i rëndësishëm për suksesin dhe efektivitetin e fizioterapisë geriatrike. Njerëzve, të moshuarve u mësohen mënyra për të kryer detyrat e përditshme në mënyrë të sigurtë.

Si përfundim: Terapia muzikore nëpërmjet kombinimit me fizioterapinë ndikon në përmirësimin e disa demencave si alzhiemer, parkinson si dhe parandaluar dhe trajtuar sëmundjet dhe aftësitë e kufizuara për të moshuarit në kujdesin geriartrik.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top