Këshilla & Arsye

May 16, 2020 | 17:23

Terapia Emdr e këshilluar nga Chiara Ferragni, po në Shqipëri a kemi terapist Emdr?

 

Influencer-ja italiane 33-vjeçare më e famshme në botë, me 20 milion ndjekës flet hapur: “Unë shkoj te psikoterapisti dhe duhet ta bëni dhe ju! Kush ka nevojë, të kërkojë ndihmë,  madje njoh një terapi që quhet: Emdr dhe që shëron traumat psikologjike”!

screenshot-2020-05-16-at-5-21-01-pm

Por çfarë është terapia Emdr?

Shumë pak dinë që Organizata Botërore e Shëndetësisë për shërimin e ka cilësuar si terapia më efikase për shërimin e  traumave. Por jo vetëm. Duke qenë se është një terapi e vërtetuar shkencërisht, ndihmon në gjendjet ankthioze, depresive, në varësitë nga dhe pa substanca.

Emdr është një qasje psikoterapeutike, e cila ka një metodologji specifike për fëmijët dhe çiftet, pra dhe individët të cilët kanë përjetuar situata të vështira apo gjendje stresi, mund të kërkojnë ndihmë. 

Por a kemi ne terapistë Emdr në Shqipëri?

Që nga viti 2016 Shqipëria ka shoqatën e saj pjesë e Emdr Europe, nën drejtimin e Presidentes Besarta Taçi, në të cilën janë liçensuar më shumë se 70 terapistë me diplomë të lëshuar nga Emdr Europe.

Ju mund të kërkoni terapistin në qytetin tuaj në këtë adresë:

www.emdralbania.org

Kujdes vetëm personat pjesë e kësaj liste janë të liçensuar dhe kanë aftësitë për ta përdorur!

Pse VIP-at e pëlqejnë terapinë Emdr?

Jo vetëm Chiara Ferragni, por është Asia Argento, Elena Santarelli e shumë personazhe të tjerë që rekomandojnë këtë terapi.

Studimet e përsëritura vërtetojnë se duke u trajtuar me terapinë EMDR, njerëzit mund të përfitojnë një gjendje psikoemocionale shumë më pozitive që dikur nevojiteshin vite për të bërë një ndryshim. Psikoterapia EMDR përdor një protokoll të strukturuar për trajtimin e çrregullimeve të stresit post traumatik (PTSD) si dhe çrregullime të tjera dhe përvojat e kaluara që shkaktojnë emocione, besime, ndjesi që nuk janë më funksionale për mirëqenien. Në terapi nuk përdoret vetëm komunikimi verbal, por edhe lëvizjet okulare, të cilat ndihmojnë në mungesën e ndërgjegjësimit dhe përpunimin e ngjarjeve të vështira apo traumatike, duke aftësuar individin të jetojë të tashmen, i lirë nga e kaluara.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top