Studim

June 8, 2020 | 8:11

Terapia muzikore te sëmundjet kardiovaskulare, për një jetë aktive dhe motivuese

Punoi: Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Sëmundjet kardiovaskulare (CVD) janë një klasë sëmundjesh që përfshijnë zemrën ose enët e gjakut. Sëmundja kardiovaskulare përfshin sëmundje të arterieve koronare (CAD) si p.sh. angina dhe infarkti i miokardit (që zakonisht njihet si atak në zemër).

Fiziologjia unike në sistemin kardiovaskular ka ndikim negativ në cilësinë e jetës. Zhvillimet patologjike i referohen kryesisht plakjes së kardiomiocitit, sëmundjeve kronike të zemrës apo koronare, veçanërisht tensionit të lartë. Veçanërisht tek pacientët e moshuar, sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë edhe probleme të tjera duke përfshirë mungesën e vetëbesimit, ankthin apo lloje të depresionit, humbje të fuqisë fizike, izolimin social apo përdorimin e shumtë të ilaçeve. Efekte të zakonshme pozitive të terapisë muzikore mbi depresionin, apo kreativitetin janë gjithashtu pozitive edhe tek pacientët më të moshuar me sëmundje kardiake.

Terapia e muzikës gjithashtu i referohet edhe sëmundjeve kardiovaskulare, presionit të gjakut apo funksioneve fiziologjike kardiake.

Terapia muzikore në çrregullimet kardiovaskulare

Një numër i paraportuar i rasteve të pacientëve kardiakë që i referohen muzikës si një mjet vetëshërimi është me shumë mundësi shumë i lartë. Vëzhgimet jo formale ndër të moshuarit me sëmundje zemre theksojnë një spektër të gjerë mbi qëllimet e konsumimit të muzikës duke përfshirë qetësimin, kontrollin e stresit, ëndërrimin e gëzueshëm, largimin e vetmisë, lehtësimin e netëve pa gjumë, motivimin për një jetë aktive dhe një kontroll të rrahjeve të larta të zemrës.

Të dhënat statistikore te AHA (Austrian Heart Assocacion) në 2015 deklaronin se ,numri i përgjithshëm i operacioneve dhe procedurave kardiovaskulare në spitale ishte rritur 28% në periudhën 2000-2010, nga 5,939,000 në 7,588,000.

Autorët theksojnë se, “provat aktuale mbështesin një sërë strategjish plotësuese për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular”. Në këtë kontekst, terapia muzikore mund të konsiderohet si një ndërhyrje efikase plotësuese. Duhet të theksohet përfitimi i saj në pacientët më të vjetër të zemrës me polypharmacy (përdorim të shumtë të ilaçeve) dhe rreziqet e komorbiditetit psikiatrik.

Epidemiologjia kardiovaskulare është një sfidë mbarëbotërore e kujdesit shëndetësor. Për shembull, në Statistikat Australiane të Sëmundjeve të Zemrës 2014, Rob Moodie, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Melburnit theksonte se “sëmundja kardiovaskulare ishte shkaku kryesor i vdekjes dhe paaftësisë në të gjithë globin” dhe është “vrasësi më i madh në Australi . “

Në këtë kontekst, faktorët që mbështesin promovimin e terapisë muzikore geriatrike përfshijnë:

-Depresioni dhe sëmundjet e zemrës duket se formojnë një cikël të përforcuar reciprok që sugjeron një marrëdhënie shkakësore mes të dy kushteve patologjike.

-Çrregullimet e ankthit dhe sëmundjet kardiovaskulare janë të ndërlidhura.

-Terapia muzikore është studiuar në lidhje me reduktimin e ankthit në pacientët e zemrës.

Rreziku i ndërveprimit të drogës në pacientët kardiakë me depresion të vonë ka nevojë për ndërhyrje plotësuese mjekësore

-Sipas raporteve të ndryshme kombëtare, prevalenca e çrregullimeve mendore është relativisht e lartë në vendet e avancuara ekonomikisht. Ankthet dhe depresioni paraqesin një problem serioz sasior.

-Stimulimi auditor në përgjithësi dhe muzika në veçanti mund të nxisin mekanizma rregullatorë të sistemit kardiovaskular. Ky fenomen luan një rol në rehabilitimin afatgjatë të zemrës. Ndërthurjet e parandalimit dytësor kardiovaskular dhe rehabilitimi kardiak luajnë një rol të rëndësishëm.

Ndërsa trajtimi farmaceutik zakonisht rrit ose ul nivelet e parametrave fiziologjik, ndërhyrjet muzikore duhet të funksionojnë në përputhje me parimet rregullatore komplekse.

1

Sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare kanë tendencë të përfshijnë probleme psikologjike, siç janë depresioni, çrregullimet e ankthit, çrregullimet e personalitetit ose ndërveprimi me sindromën e depersonalizimit.

Po kështu, përcaktuesit psikosocialë të pafavorshëm rrisin rreziqet kardiovaskulare.

Çrregullimet veçanërisht depresive janë të ndërthurura me procese kardiake patogjene.

Libri i Ruth Bright i vitit 1972, “Music in Geriatric Care”, i dha rrugë zhvillimit të një disipline të re dhe terapia muzikore është provuar të jetë një mënyrë relativisht e sigurt.

Muzika, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës

Kur analizon Terapinë  muzikore tek pacientët më të moshuar kardiovaskularë, janë të identifikueshme katër aspekte kryesore që i referohen presionit të gjakut dhe rrahjeve te zemrës:

  • Ekzistojnë prova të forta për funksione rregullatore të muzikës në kardiologjinë dhe ritmologjinë.
  • Ekzistojnë argumente terapeutike muzikore kontradiktore në hulumtimet e bazuara në prova, të cilat mund të zgjidhen apo vendosen nga perspektivat neuro-shkencore.
  • Tensioni i lartë i gjakut dhe niveli i lartë i pushimit të zemrës paraqesin një problem thelbësor mjekësor në popullatën e vjetër.
  • Trajtimi i vetëm farmakologjik është i prirur ndaj efekteve anësore negative dhe dëmtimeve fiziologjike.

Studimet  rreth lidhjeve midis muzikës dhe rrahjeve te  zemrës tregojnë ngjashmëri me zbulimet  që lidhen me hipertensionin arterial.

Studimet shkencore që plotësojnë pikëpamjet kulturore-antropologjike rreth efekteve të muzikës në rrahjet e zemrës datojnë në vitet 1970.

Ninullat që shkaktojnë sinkronizimin e frymëmarrjes dhe uljen e ritmit të zemrës, lidhjen e përshpejtimit të ritmit të zemrës dhe shtimin e ritmit muzikor dhe raportin mahnitës integral (1:1, 1:2, 2:3) midis ritmeve muzikore dhe normave të zemrës. 

Duke u fokusuar veçanërisht në rrahjet në minutë, variabiliteti i ritmit të zemrës dhe ritmet kardiovaskulare, studimet më të reja kanë konfirmuar ndikimet e ritmeve muzikore në ritmin e zemrës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top