Mirëqenie

July 31, 2019 | 9:37

Terapia psikologjike mjaft efektive për reduktimin e dhimbjeve

Kur kemi dhimbje është normale të jeni të zemëruar, të dëshpëruar, të brengosur, ose në depresion. Dhimbja mund të ndryshojë personalitetin tuaj, të çrregullojë gjumin dhe të ndikojë në punën dhe raportet tuaja me njerëzit. Por, nuk do të thotë të jetë patjetër kështu.

Trajtimi psikologjik ka treguar se është një metodë e sigurt dhe pa barna për të trajtuar dhimbjen tuaj në mënyrë direkte, duke ulur nivelin e stresit psikologjik, që shpesh acaron dhimbjen. Trajtimi psikologjik po ashtu ndihmon në përmirësimin e pasojave indirekte të dhimbjes, duke ju ndihmuar të mësoni si të përballeni me problemet që shoqërohen me dhimbje.

Pjesa më e madhe e trajtimit psikologjik për dhimbjen është edukimi, që ndihmon njerëzit të mësojnë aftësi se si t’i menaxhojnë problemet e vështira. 

Trajtimet më të shpeshta psikologjike janë:

Terapia me bisedë: Terapia me bisedë ofron përkrahje dhe këshilla nga psikiatri ose psikologu.

Ushtrimet relaksuese: Pacientët mësojnë si të hyjnë në gjendje psikologjike relaksimi të thellë që shoqërohet me shërim dhe reduktim të dhimbjes.

Menaxhimi i stresit: Stresi mund të përkeqësojë dhimbjen. Trajtimet për menaxhim të stresit ndihmojnë pacientët të kuptojnë lidhjen mes stresit dhe dhimbjes, si dhe të mësojnë mënyrat për të reduktuar stresin dhe lehtësuar dhimbjen.

Trajnime për përballje me dhimbjen: Duke mësuar si ta përshtatni jetën tuaj me dhimbjen, mund të rritni dukshëm kualitetin e jetës.

Trajtimi psikologjik mund të merret në konsideratë për çdo problem të theksuar dhe periodik me dhimbje, që nuk është ndikuar nga barnat ose ndërhyrjet fillestare. Mjeku juaj mund t’iu ndihmojë se cili trajtim është më i miri për ju.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top