Këshilla & Arsye

July 31, 2019 | 10:05

Kafe me limon: ilaç i shpejtë kundër migrenës dhe dhimbjes së kokës

Disa kohë më parë, në klinikën Diamond Headache në Chicago (Shtetet e Bashkuara), është vërtetuar shkencërisht se kafeina mund të jetë po aq efektive sa ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, për një kohëzgjatje që varion nga 45 minuta në 1 orë e gjysmë.

Prandaj, ilaçi i vjetër i gjyshes bazuar në kafe me limon, mund të ishte shkencërisht i saktë. Disa nga ilaçet e përdorura pikërisht për dhimbje koke dhe migrenë përmbajnë kafeinë. Kafeina është një alkaloid i pranishëm në dhjetëra bimë, me një përqendrim më të lartë në kafe, i cili në përbërjen e tij përmban benzoat natriumi, i cili frenon receptorët e ndryshëm të adenozinës, një neurotransmetues që shoqërohet me dhimbje koke.

Limoni, me vetitë e tij astringent, i bën efektet e kafeinës edhe më të dobishme. Kafeja me limon është pra një ilaç i shkëlqyeshëm për dhimbjet e kokës. Për të përgatitur ilaçin thjesht derdhni lëngun e gjysmë limoni në një filxhan kafe.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top