Teste

July 8, 2016 | 8:20

TEST/ A di të dobësohesh shëndetshëm?

Shpesh, njerëzit kanë tendencën që kur duan të bien në peshë, ndërpresin ushqimin dhe më së shumti ndjekin një regjim ditor të gabuar. Shpesh, dietat na ndihmojnë për të hequr kilogramët e tepërt, por kanë edhe efekte negative, nëse nuk zbatojmë një regjim ditor të rregullt dhe mënyrën e duhur të të ushqyerit. Përgjigjuni pyetjeve të testit për të kuptuar se cilit tip i përkisni…

1. Për të rritur metabolizmin duhet…

A. Të hani 5 vakte të vogla në ditë

B. Të shtoni aktivitetin fizik

C. Të konsumoni ushqime që aktivizojnë metabolizmin

 

2. Gjatë një diete, pija e duhur që duhet të konsumoni është:

A. Lëng portokalli, djeg yndyrnat

B. Një pije me kripëra minerale (edhe pse me shumë kalori)

C. Ujë, të ngop, hidraton dhe nuk përmban kalori

 

3. Cili është aktiviteti fizik që bëni gjatë një diete?

A. Vetëm aerobi

B. E alternoni në bazë të kalorive të marra

C. Ndiqni në palestër një program specifik ushtrimesh fizike

 

4. Ç’mendoni për vitaminat dobësuese?

A. Janë të nevojshme, por jo të domosdoshme

B. Janë të nevojshme për të plotësuar vitaminat e humbura të trupit

C. Janë të nevojshme nëse shërbejnë për të eliminuar yndyrnat

 

5. Në një dietë, frutat dhe perimet…

A. Duhen konsumuar të pagatuara, pa kripë dhe sheqer

B. Duhet të jenë në sasinë e duhur për të hequr urinë

C. Mund të konsumohen pa limit

 

6. Buka dhe brumërat…

A. Janë të nevojshme

B. Nuk duhen konsumuar fare

C. Duhen përdorur me kujdes, mundësisht vetëm në mëngjes ose drekë

 

Profilet

Më shumë A

Eksperte

Tregoni shumë kujdes për peshën dhe dini si të rimerrni peshën e duhur nëse e keni tepruar me ushqimin. Por, kujdes, nëse kilogramët që duhet të eliminoni janë më shumë se 2, është më mirë t’i drejtoheni një mjeku, në mënyrë që të mos e përballni trupin me një regjim ushqyerje shumë të egër dhe të paekuilibruar.

Më shumë B

E informuar

Të humbasësh disa kilogramë më tepër, për ju nuk është e pamundur, por shpesh bëni gabime sa i përket ushqyerjes. Nëse duhet të humbisni disa kilogramë, para se të filloni dietën duhet të bisedoni me një ekspert nutricionist. Do të evitoni gabimet që bëni zakonisht gjatë një diete dhe do të merrni këshilla të vlefshme për t’u dobësuar pa u munduar shumë.

Më shumë C

Konfuze

Për të humbur peshë detyroheni të vuani, ndoshta duke eliminuar bukën ose brumërat apo duke konsumuar ilaçe pa vlerë. Mos bëni asnjëherë me mendjen tuaj, por konsultohuni me ekspertët e kësaj fushe. E rëndësishme është të mos dëmtoni trupin dhe organizmin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top