Teste

August 24, 2016 | 7:49

TEST/ A dini të joshni një djalë?

Joshja është një art, i cili është pak i lindur e pak i mësuar… Po ju si jeni në një marrëdhënie? A jeni joshëse apo natyrë e ftohtë? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi…

1. Cilën nga këto gjëra nuk do ta bënit asnjëherë kur bëni dashuri?

a. Të bëj dashuri; e kam bezdi me të vërtetë

b. Të shpërqendrohem nga diçka

c. Të jem lakuriq, por vetëm me çorape

 

2. Me cilin nga këta personazhe ndiheni më afër si karakter?

a. Orlando Bloom/Keira Knightely

b. Brad Pitt/Angelina Jolie

c. Alvaro Vitali/Margherita Hack

 

3. Në çfarë mënyre e bëni për vete një mashkull?

a. Me buzëqeshje, shikime, gjuhën e trupit

b. I afrohem dhe i ofroj një pije

c. Thjesht e përshëndes, por ai largohet menjëherë

 

4. Nuk mund të hiqnit dorë asnjëherë nga:

a. Çamçakëzi për të hequr erën e gojës

b. Parfumi im i preferuar

c. Ora e dorës

 

5. Për çfarë ju korrigjojnë gjithmonë miqtë tuaj?

a. Për vanitetin

b. Për mënyrën se si vishem

c. Ndonjëherë e ekzagjeroj me batutat

 

6. Jeni në autobus dhe një mashkull ju ka ngulur sytë. Çfarë mendoni?

a. Ja dhe një tjetër që më dëshiron

b. Mua po më vështron?

c. Mos kam zinxhirin e pantallonave zbërthyer?

 

7. Çfarë pune do t’ju pëlqente që të bënte partneri juaj?

a. Shkrimtar

b. Këngëtar në një grup të famshëm

c. Nuk ka pse të punojë, mjafton të marrë frymë

 

8. Sa partnerë keni pasur?

a. Vetëm partnerët që kam imagjinuar…

b. Tre ose katër

c. Më shumë se dhjetë

 

9. Çfarë bëni kur jeni në plazh?

a. Luaj me top, zgjidh fjalëkryqe…

b. Marr rreze dielli gjithë kohës

c. Mundohem të pastroj rërën nëpër trup

 

10. Çfarë do ju pëlqente të bënte partneri pasi keni bërë dashuri?

a. Të mos ikë me vrap…

b. Të më thotë edhe një herë sa e mrekullueshme jam

c. Të më shtrëngojë fort në krahët e tij

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top