Këshilla & Arsye

August 24, 2016 | 7:53

Truri i femrave është më i vogël, por më efikas

Rezultatet e një studimi të ri tregojnë se edhe pse femrat e kanë trurin më të vogël se sa meshkujt, ato e përdorin lëndën gri në mënyrë më efikase. Një grup studiuesish të Universitetit të Kalifornisë ka arritur në një përfundim të tillë gjatë kërkimeve, për të kuptuar ndryshimin e dimensioneve të trurit të femrave dhe meshkujve. Gjithashtu, ata kanë studiuar dhe ngjashmërinë e inteligjencës mes dy sekseve. Sipas studimit, truri i femrave është 8% më i vogël krahasuar me trurin e meshkujve. Studiuesit e përfshirë në studim kanë vëzhguar specifikisht rolet e ndryshme të zonës së trurit që është përgjegjëse për funksionet emotive dhe të memories. Te meshkujt, kjo zonë e trurit është më e madhe dhe përfaqëson prani më të shumtë të neuroneve. Përqendrimi i këtyre të fundit çon në inteligjencë më të madhe te meshkujt. Megjithatë, edhe pse femrat e kanë këtë zonë të trurit më të vogël, kërkuesit kanë zbuluar se lënda cerebrale punon në mënyrë më të efektshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top