FB

December 23, 2022 | 10:01

Test / A i gëzoheni festave të fundvitit?

Cili është personazhi tipik i Festave të Fundivitit, të cilit i ngjani më shumë? Ka karakteristika që ju bëjnë më të ngjashëm me Babagjyshin? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë për të kuptuar se çfarë përfaqësojnë festat për ju…

Kur e bëni pemën e Krishtlindjes?

a.Sa më shpejt të jetë e mundur!

b.Sipas traditës, më 8 dhjetor

c.Në momentin e fundit ose nuk i bëj fare

2. Kur shihni dritat e festave në qytetin tuaj…

a. Sa më shumë, aq më bukur

b. Ndiej gëzim

c. Tmerrohem

3. Këngët e festave të fundvitit…

a. I dëgjoj vazhdimisht deri në verë

b. Më pëlqejnë t’i dëgjoj në sfond vetëm në ditët e festave

c. Duhet të zhduken nga qarkullimi

4. Dhuratat…

a. I kam blerë që në nëntor

b. Do të mundohem t’i blej në kohë

c. Do t’i blej në momentin e fundit ose nuk të bëj fare dhurata

5. Çfarë ju pëlqen më shumë gjatë festave?

a. Gjithçka

b. Atmosfera e veçantë

c. Ditët e pushimit

6. Ëmbëlsirat, biskotat, panetone…

a. I shijoj të gjitha pafund

b. Provoj të paktën nga një copë

c. Faleminderit, por jo. Nuk më pëlqejnë

7. Si ju pëlqen t’i kaloni ditët e pushimit?

a. Duke ngrënë sa më shumë të jetë e mundur

b. Duke u argëtuar me familjarët

c. Duke iu larguar sa më shumë njerëzve

8. Si ju pëlqen të zbukuroni pemën?

a. Me çfarëdolloj gjëje, mjaft të jenë plot ngjyra dhe shkëlqim

b. Sa më thjeshtë

c. Nuk më pëlqen ta zbukuroj pemën

9. Cili është zhanri i preferuar i filmave?

a. Çfarëdolloj filmi me temë festash

b. Një film klasik Disney.

c.Film horror

10. Do të vishni rroba festive?

a. Pulovër me shumë drerë dhe babagjysh

b. Do të vesh diçka të kuqe, por pa drerë

c. Absolutisht jo

 

 

Më shumë A | I ADHURONI FESTAT E FUNDVITIT Krishtlindja dhe Viti i Ri janë festat e vitit dhe i adhuroni ato! Që në nëntor filloni të shqetësoheni për zbukurimet e shtëpisë dhe bëni listën e përbërësve të nevojshëm që do t’ju duhen për drekat, darkat dhe festat e shumta që do të organizoni në atë periudhë. Bërja e dhuratave për ju është e thjeshtë dhe nuk e lini asgjë për në momentin e fundit. Që në nëntor keni menduar si do të festoni, e keni mbushur telefonin me këngë festive dhe e keni shtëpinë plot me aksesorë.

Më shumë B | PAS ANKTHIT, VJEN GËZIMI I FESTAVE Në fillim jeni pak të shqetësuar, por më parë çliroheni dhe i përjetoni sa më bukur gëzimet e festave. Përveç stresit fillestar për të gjetur dhuratat e duhura, atmosfera festive ju pëlqen. Ngjyrat dhe dritat që fillojnë të ndizen që në fillim të dhjetorit ju ndihmojnë të sfidoni melankoninë dhe takimet me të afërmit dhe familja e bashkuar ju dhuron një ndjenjë gëzimi, sidomos ushqimet dhe dhuratat që do të merrni.

Më shumë C | NUK JU PËLQEJNË FESTAT I urreni festat e fundvitit! Zbukurimet e para nëpër rrugë apo dyqane ju bëjnë të ndiheni të stresuar dhe të irrituar. I keni alergji festat dhe çdo gjë që ato sjellin. Krishtlindja nuk ju pëlqen fare, ëndërroni që dhjetori të jetë pa drita dhe pemë dhe gjëja e vetëm që ju gëzon janë ditët e pushimit, për shkak se shkolla dhe puna është pushim. Festat e fundvitit ju duken më shumë si festa për të shpërdoruar lekë dhe për këtë arsye hiqni dorë dhe nga bërja e dhuratave dhe nuk pranoni as të merrni dhurata nga të tjerët.

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.174, muaji dhjetor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top