Teste

September 3, 2020 | 8:26

TEST / A jeni njeri i vendosur?

A jeni mjeshtër të vendosmërisë? Zbuloni me këtë test se sa njeri i vendosur dhe këmbëngulës jeni për të arritur synimet tuaja në jetën e përditshme.

  1. Jeni një student dhe duhet të gjeni një mënyrë se si të mbijetoni në Tiranë. Si silleni?

a. Jeni të gatshëm të hiqni dorë nga disa gjëra, në mënyrë që t’i lejoni vetes jetesën jashtë konviktit.

b. Jeni të gatshëm të punoni çdo mbrëmje, vetëm që të bëni universitetin që ëndërroni.

  1. Cilin nga këto filma do të shihnit në mbrëmje?

a. Pesëdhjetë hijet e Greit.

b. Ujku i Wall Street.

  1. Cila shprehje ju përfaqëson më shumë?

a. “Pengesat nuk më ndalojnë. Çdo pengesë ju nënshtron ndaj një vendosmërie të rreptë”. (Leonardo Da Vinci)

b. “Këmbëngulja është virtyti nga e cila përfitojnë të gjitha virtytet e tjera”. (Arturo Graf)

  1. Jeni në një festë dhe takon një person që ju intereson. Si mendoni ta bëni për vete?

a. Prisni që t’ju vërë re ai i pari.

b. I kërkoni menjëherë numrin e telefonit.

  1. Si do të reagonit nëse ju besojnë një detyrë të vështirë në punë?

a. Ju kap paniku.

b. Merrni të gjithë kohën e nevojshme për të përfunduar punën.

  1. Praktikoni sport?

a. Po, por pa u lodhur shumë.

b. Po, vazhdimisht.

  1. Si e shihni veten pas dhjetë vjetësh?

a. Nuk mund ta imagjinoj dot veten pas dhjetë vjetësh.

b. E pavarur, me një punë të kënaqshme.

 

Më shumë A | E vendosur, por e rezervuar

Jeni të orientuar drejt rezultatit, por nuk jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të arritur objektivat tuaja. Nuk jeni dakord me shprehjen e famshme “qëllimi justifikon mjetin”. Për t’u afirmuar në shoqëri, nuk keni nevojë të realizoni çka keni ëndërruar, por edhe të shihni se si lulëzojnë ndjenjat dhe disa vlera të caktuara. Nuk ia dilni të jeni të vendosur në të gjitha fushat e jetës suaj dhe në disa situata duhet të kalojë pak kohë, deri sa ju të gjeni zgjidhjen e një problemi.

Më shumë B | Askush nuk mund t’ju ndalë

Nuk keni frikë nga asgjë. Kur i vini vetes një objektiv, jeni të sigurt se do ta arrini atë. Keni shumë besim te vetja dhe jeni shumë të vendosur në të gjitha fushat e jetës (dashuri, shkollë, punë). Duket se askush nuk mund t’ju ndalë, çdo synim që arrini ju shton bindjen në mënyrat tuaja dhe vetëdijen se gjithçka mund ta fitoni me këmbëngulje dhe sakrificë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top