Lifestyle

September 3, 2020 | 9:06

Çfarë i përndjek shenjat e zodiakut?

Cilat mund të jenë fiksimet tona që ndoshta as nuk i kuptojmë? Nëse kërkojmë përgjigjen në Astrologji, pyetja ndryshon në: çfarë i përndjek shenjat e zodiakut?

Le të shohim në mënyrë të veçantë 12 portretet zodiakale të cilat mund të na tregojnë diçka që nuk e kemi ditur më parë. Ka shumë gjëra që ne i përjetojmë në mënyrë të pavetëdijshme derisa diçka, ose dikush, na ndihmon t’i nxjerrim ato në sipërfaqe.

DASHI

Obsesioni i shenjës së Dashit ka të bëjë me nevojën e tepërt për të pasur kontroll jo vetëm mbi veten, por mbi gjithçka që e rrethon dhe e shqetëson atë. Ai vepron impulsivisht sepse e ndjen që ka çdo situatë në dorë. Kur ai fillon të dyshojë në vetvete, bota e tij bie, por ai duhet të kuptojë se jo gjithçka mund të kontrollohet.

DEMI

Obsesioni i shenjës së Demit është të jetë numri një dhe të shkëlqejë në çdo situatë. Ai përpiqet me ngulm të marrë rezultatet që synon të arrijë, por ajo që ai duhet të kuptojë është se nuk ka gjithmonë talentin dhe predispozicionin për të qenë më i miri në një fushë të caktuar. E rëndësishme është që angazhimi nuk duhet të mungojë kurrë.

BINJAKËT

Çfarë e përndjek shenjën e Binjakëve? Frika e humbjes së lirisë, e mbytjes në monotoni që i shuan gjithë entuziazmin. Kjo është arsyeja pse të lindurit e kësaj shenje përpiqen të mbajnë sa më shumë në sipërfaqe marrëdhëniet romantike. Megjithatë, ata duhet ta kuptojnë se dashuria është miqësi, kur është autentike, ajo është një çlirim dhe kurrë një zinxhir.

GAFORRJA

Shenja e Gaforres është një shenjë jashtëzakonisht emocionuese dhe prandaj fiksimet gjejnë tokë pjellore tek ajo. Për shembull, ajo është e fiksuar me nevojën për të kënaqur të tjerët, për të ditur ato që i bëjnë ata të lumtur dhe të sigurt. Në vend të kësaj, ajo duhet të mësojë ta dojë veten me të gjitha kufizimet dhe të metat e saj.

LUANI

Obsesioni i shenjës së Luanit ka të bëjë me nevojën e tij për admirim dhe konsideratë. Ai sigurisht nuk është aq emocional dhe i pasigurt sa Gaforrja, por mjerë ai nëse e gjen veten pa “audiencë”. Si një udhëheqës i mirë, ai ka nevojë për ata që duan të dëgjojnë idetë e tij dhe t’i vënë ato në praktikë.

VIRGJËRESHA

Çfarë i përndjek shenjat e zodiakut dhe konkretisht atë të Virgjëreshës? Nevoja që gjithçka të jetë e përsosur dhe nuk heziton të provojë përsëri, të bëjë dhe të zhbëjë… në mënyrë që gjithçka të jetë si në mendjen e saj. Ajo që të lindurit e kësaj shenje duhet të kuptojnë është se përsosmëria nuk i përket njerëzimit. Kuptimi i kësaj do të shmangte shumë zhgënjime të panevojshme.

PESHORJA

Obsesioni me shenjën e Peshores ka të bëjë me frikën e shqyrtimit thellësisht nga të tjerët. Ndonjëherë, si gjithë të tjerët, të lindurit e kësaj shenje janë të detyruar të gënjejë dhe kjo u shkakton atyre shqetësime të mëdha. Frika për t’u “zbuluar”, për të qenë shumë të lexueshëm dhe transparent mund të bëhet një problem i vërtetë.

AKREPI

Obsesioni për shenjën e Akrepit ka vetëm një emër: hakmarrje. Edhe pse mund të kalojnë muaj, madje edhe vite, të lindurit e kësaj shenje do të marrin gjithmonë hak ndaj atyre që i kanë lënduar pa arsye.

SHIGJETARI

Përjashtim është shenja e Shigjetarit, shumë optimiste dhe e sigurt për të pasur mani. E lirë nga çdo formë kushtëzimi.

BRICJAPI

Në rastin e Bricjapit është rendi dhe organizimi. Gjithçka duhet të jetë në vend dhe të rrjedhë normalisht. Në fakt, ngjarjet e papritura janë një burim nervozizmi dhe të lindurit e kësaj shenje nuk mund të përshtaten kurrë me jetesën në kaos.

UJORI

Obsesioni me shenjën e Ujorit është frika se mos ndihen të bllokuar,  mos nuk gjejnë një rrugëdalje. Për këtë. në situata të vështira, ai mendon dhe rimendon plane të shumta alternative që i lejojnë të gjejë një zgjidhje të mundshme.

PESHQIT

Obsesioni i Peshqve lidhet me frikën për të qenë vetëm, për të humbur njerëzit që do. Ajo që duhet të kuptoni është se vetmia mund të jetë gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për tu rritur, për tu bërë më të fortë dhe për ta dashur pak më shumë veten. Dhe që njerëzit nuk na përkasin neve, ata vijnë e shkojnë.

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top