FB

February 16, 2023 | 10:04

Test / A jeni njeri me humor?

 

Thuhet që njerëzit e dashuruar i dallon prej së largu sepse reflektojnë një dritë e veçantë dhe ia dalin të çlirojnë energji nga të gjitha poret.

Përgjigjuni pyetjeve pa u menduar dhe do të zbuloni se si e shfaqni harmoninë e shpirtit…

 

  1. Një kamerier ju derdh kafen mbi rroba:
  2. Ruani qetësinë
  3. Bëni shaka
  4. Qeshni, sepse ju duket zbavitëse
  1. Filmat humoristikë bardhë e zi që preferoni janë:
  2. Filmat me Buster Keaton
  3. Filmat me Charlie Chaplin
  4. Filman me Olion dhe Stenlin
  1. Profesioni që preferoni
  2. Magjistratura
  3. Mësuesia
  4. Aktrimi
  1. Ç’bëni nëse avioni me të cilin do të udhëtoni vonohet?
  2. Lexoni një libër
  3. Shikoni ambientin rreth e qark
  4. Bisedoni me ndonjë udhëtar tjetër
  1. Sipas jush, fati mund të krahasohet me:
  2. Një fletë të shkruar
  3. Një dërrasë të zezë, bosh
  4. Një pistë vallëzimi
  1. Pasi keni bërë një gafë të tmerrshme:
  2. Ndiheni në faj
  3. Mundoheni të çdramatizoni situatën
  4. Qeshni me të madhe
  1. E qeshura që bëni më shpesh është:
  2. Me dhëmbët mbyllur
  3. Me klithma
  4. Me zë të lartë
  1. Kur shiheni në pasqyrë instinktivisht:
  2. Rregulloni flokët
  3. Nuk ju pëlqen fytyra juaj
  4. Ju pëlqen gjithçka që shihni
  1. Në raport me të tjerët, humbisni me vështirësi
  2. Ndjenjën e detyrimit
  3. Kontrollin
  4. Respektin
  1. Kur jeni e shoqëruar, keni sjellje:
  2. Të këndshme
  3. Gjallëruese
  4. Bezdisëse
  1. Cili është vesi që e dini dhe vetë që e keni:
  2. Sedra e sëmurë
  3. Pesimizmi
  4. Grykësia
  1. Pamja që ju bën të shpërtheni në të qëshura
  2. Kur sheh një fëmijë që qesh
  3. Kur sheh një vizatim apo pikturë humoristike
  4. Kur sheh dikë që rrëzohet
  1. Nëse do të ishe një personazh filmash do të ishe:
  2. Kllouni Pierrot
  3. Pulçinela
  4. Arlekini
  1. Sensi juaj i humorit është:
  2. I gjallërueshëm
  3. I papërfillshëm
  4. Flakërues

 

Rezultatet

Më shumë A

Karakterizoheni nga buzëqeshja

Jeni të ëmbël dhe romantikë. Kur jeni të kënaqur emocionalisht dhuroni mirëkuptim, butësi dhe një fytyrë rrezatuese dhe jeni gati të përballeni me stimujt e jetës. Jeni të rezervuar dhe kjo gjë ju pengon që të shprehni haptazi kënaqësinë, duke ju shtyrë të mos humbisni kontrollin dhe të mos ndani domosdoshmërisht gjithçka që ndjeni me njerëzit që ju rrethojnë.

Jeni ironikë

Nuk jeni nga ata tipa që argëtoheni në kuptimin e plotë të fjalës. Mirëkuptimi dhe bashkëveprimi me partnerin duket sikur e frenon tipin tënd dhe jepi shpesh ironikë me veten dhe të tjerët. Në çdo gjë prireni të analizoni dhe interpretoni gjithçka me ndonjë batutë. E shprehni gëzimin duke bërë analizë të mirëfilltë nëpërmjet së cilës arrini në përfundime racionale. Ky është moment argëtimi dhe hareje për ju dhe ata që ju rrethojnë.

Të gjallë dhe të hareshëm

Kur jeni të mbushur me gëzim, i gjithë trupi juaj e reflekton këtë duke ju dhënë shkëlqimin e një njeriu të shëndetshëm. Dallohet menjëherë kur jeni të lumtur dhe kjo për ju nuk duhet të jetë mister. Jeni tip alegro, gjithmonë shend e verë dhe çdo vështirësi e shndërroni në situatë humori dhe nuk i merrni asnjëherë seriozisht. Gjithmonë qeshni me shpirt dhe për rrjedhojë edhe ata që ju rrethojnë marrin energji pozitive prej jush.

 

 

 

 

 

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top