Teste

November 6, 2019 | 8:30

Test/ A jeni njeri që bëni moral?

Na ndodh shpesh që përballë sjelljeve tona të shpenguara, të përballemi me njerëz që shtrembërojnë fytyrën dhe fillojnë e gjykojnë çdo veprim që bëjmë. Madje, ndodh që edhe ne vetë të gjykojmë sjelljet e veprimet e të tjerëve, duke u bazuar në “etalonin” tonë matës për vlerat e moralin… Po ju, a bini pre e moralizmit? Zbulojeni me këtë test…

1. Në rrugë shihni një grua me kapele ekstravagante. Ç’mendoni?

a. Nëse asaj i pëlqen, për mua nuk ka problem

b. Ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes

c. Çfarë nuk sheh rreth e qark…

 

2. Fqinja juaj rrallëherë ju përshëndet. Mendoni:

a. Nuk do ta përshëndes as unë

b. Duhet të ketë probleme të tjera

c. Ndoshta i ka mbetur qejfi me mua

 

3. Në një darkë në restorant, ju ka rënë në kokë për një mashkull. Ditën tjetër mendoni për:

a. Zërin e tij melodioz

b. Buzëqeshjen e ëmbël

c. Shikimin depërtues

 

4. Ju prezantojnë me një koleg të ri. I ka duart me djersë. Mendoni:

a. Ndoshta është pak në siklet

b. Nuk po e fillon mbarë

c. Uf, edhe një tjetër koleg pa personalitet

 

5. Mendonit se personi që është ngjitur me ju në tavolinë ishte i ftohtë dhe i tërhequr, por sapo ka filluar të bëjë humor:

a. I gjori, po mundohet të jetë i këndshëm

b. Është më i këndshëm nga sa mendoja

c. Kushedi se përse nuk e tregon asnjëherë këtë anë të karakterit të tij

 

6. Takoheni me të fejuarin e shoqes suaj në shoqërinë e një femre bionde:

a. Nuk duhet menduar gjithmonë për më të keqen

b. Ndoshta e ka vetëm shoqe…

c. Jeni e inatosur: meshkujt janë të gjithë njësoj

 

7. Një koleg hyn në zyrën tuaj pa trokitur. Mendoni:

a. Mund ta kuptoj këtë veprim nëse ka diçka urgjente

b. Nuk ka fare respekt për mua

c. Duhet të jetë tërë nerva

 

8. Sapo keni bërë një deklaratë dashurie, por ai buzëqesh duke hequr shikimin:

a. Është e qartë se nuk ju do

b. Jeni e zhgënjyer, por të paktën i dhatë vetes një shans

c. Duhet të jetë i mallëngjyer

 

9. Duhet të shkonit në një festë bashkë me mikeshën tuaj. Ajo vjen e veshur me xhinse dhe bluzë:

a. Ndoshta nuk ka dëshirë të vijë

b. Nuk duhej ta kishit ftuar të vinte me ju

c. Duhej të bënte një përpjekje për t’u veshur më mirë. Për fat, ka shumë humor dhe nuk do të ndiheni në siklet

 

10. Burri me të cilin jeni dashuruar mban një unazë martese:

a. Nuk ju bën përshtypje. Ju pëlqen jashtë mase

b. E pyesni nëse është i martuar

c. Uf, edhe një tjetër i martuar. Largoheni menjëherë prej tij

Rezultati:

2

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top