Teste

July 21, 2017 | 12:09

TEST/ A jeni të sjellshëm?

Mirësjellja është një cilësi e rëndësishme, edhe pse për disa është vetëm një sinonim i dobësisë shpirtërore. Pa dyshim, të jeni të mirësjellshëm kërkon shumë mund. Mendoni se jeni një person i edukuar? Apo jeni vetëm të ndjeshëm ndaj nevojave të atyre që ju rrethojnë? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi..

1

Përgatiti: Manjola EREQI

1. Një çift turistësh ka humbur dhe të kërkon ndihmë. Ti:

a. Propozon t’i shoqërosh
b. I tregon me detaje rrugën që duhet të përshkojnë
c. I thua se e ke me nxitim dhe i këshillon të pyesin dikë tjetër

 

2. Kur bëhet fjalë për të bërë bamirësi…

a. U ofron nga pak të gjithëve. Nuk di të thuash jo…
b. Dhuron me kënaqësi, por vetëm në funksion të buxhetit që ke
c. Nuk jep asgjë, as edhe në raste të veçanta

 

3. Je në një dyqan. Klienti përpara teje harron portofolin te kasa. Ti…

a. Vrapon pas tij për t’ia dhënë
b. Verifikon nëse ka lekë brenda para se ta çosh te përgjegjësi i dyqanit
c. E fut fshehurazi në xhep

 

4. Është verë. Temperatura është e lartë dhe bën shumë vapë. Fqinji përballë jeton vetëm dhe është i moshuar e i sëmurë. Çfarë bën për ta
ndihmuar?

a. Shkon disa herë tek ai për t’u siguruar se është mirë dhe nuk ka nevojë për gjë

c. I lë numrin e telefonit, që të të telefonojë në rast nevoje
b. Asgjë, as e kishe vënë re që jeton vetëm

 

5. Një koleg ka nënën në spital. Të kërkon nëse mund të ndërroni turnin për gjithë javën. Si i përgjigjesh?

a. Pranon me kënaqësi
b. Reflekton mbi avantazhet që do të kesh dhe në fund pranon, sepse mund të të vijë për shtat kjo gjë
c. Thua jo. Në fund të fundit, edhe ti ke impenjimet e tua

 

6. Çfarë bën me rrobat që nuk i vesh, objektet që nuk i përdor dhe vjetërsirat që ke në shtëpi?

a. Ua dhuron shoqatave për bamirësi, për të kënaqur edhe ata që kanë nevojë
b. Ua shet me çmim të ulët atyre që mund të jenë të interesuar për të fituar ca lekë
c. I hedh në plehra. E rëndësishme është t’i heqësh nga shtëpia

 

7. Je tek arka në supermarket. Karroca jote është e mbushur plot dhe, pas teje, ka disa  persona që kanë blerë vetëm një pako me makarona. Çfarë bën?

a. I lë të gjithë të kalojnë përpara teje
b. Lë të kalojë para teje vetëm personin e parë
c. Bën sikur nuk i ke parë

 

8. Macja e koleges sapo ka pjellë disa kotele. Nëse nuk gjen ndonjë njeri që t’ia japë kotelet, do t’i hedhë në rrugë. Ti…

a. I merr të gjitha në shtëpi, pavarësisht se jeton në një shtëpi të vogël
b. U kërkon të gjithë atyre që njeh nëse duan ndonjë kotele
c. Nuk e vret mendjen fare. As që bëhet fjalë të marrësh një kafshë në shtëpi…

 

9. Shefi yt që e ka shtëpinë pranë teje ka ngecur në makinë në garazh. I propozon ta shoqërosh për në shtëpi…

a. Pa asnjë problem. Do ta bëje për këdo tjetër këtë gjë
b. Për interes, që të dukesh mirë në sytë e tij dhe, pse jo, edhe të përfitosh ndonjë gjë prej tij
c. As që bëhet fjalë!

 

10. Je pa punë prej disa muajsh. Më në fund ke lënë një intervistë pune, por motra të kërkon që t’i marrësh fëmijët nga shkolla, pasi nuk mund të shkojë ajo. Çfarë bën?

a. Anulon intervistën e punës për të ndihmuar motrën
b. Mundohesh të shtysh takimin dhe, vetëm nëse ia del, e ndihmon motrën
c. I shpjegon motrës se e ke të pamundur

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top