FB

April 12, 2022 | 11:25

Test / Ajo çfarë shihni tregon inteligjencën tuaj

Një test personaliteti që po tërheq shumë përdorues të gatshëm të përfshihen në një temë të caktuar. Prekja e inteligjencës është gjithmonë diçka delikate, shpesh herë do të keni vënë re se sa shumë njerëzit janë të lidhur me perceptimin e tyre për veten në lidhje me IQ-në ose me cilësitë që besohet se i posedojnë.

Nëse edhe ju nuk keni frikë të merrni një zhgënjim të vogël dhe nuk ndiheni si një nga ata njerëz që mendojnë se kanë “arritur”, jeni në vendin e duhur për të zbuluar se sa i zgjuar jeni. Thjesht shikoni imazhin dhe mbani mend gjënë e parë që do t’ju ketë rënë në sy. Mos mendoni të tregoheni të zgjuar duke zgjedhur gjëra të tjera, të cilat do t’i vëzhgoni më vonë, sepse në këtë mënyrë do ta bënit rezultatin zero.

Test, a jeni i zgjuar?

Merreni testin seriozisht dhe si një mënyrë për të mësuar rreth anët e caktuara të personit tuaj që mund të jenë të dobishme për ju në të ardhmen. Ju kujtojmë se nuk ka asnjë lloj vlere shkencore, por e rëndësishme është që ju bën të relaksoheni. Këto teste janë ideale për të rimbushur energjinë tuaj.

Rezultati nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që të argëtoheni! Nëse nuk i plotëson pritshmëritë tuaja, nuk do të thotë që ju duhet ta konsideroni veten zero. Megjithatë, nëse jeni kurioz të mësoni se çfarë thotë për ju, këtu janë të gjitha profilet që lidhen me elementët në imazh.

Çfarë patë së pari?

Profili i një fytyre të përlotur: keni inteligjencë emocionale. Jeni shumë të përgjegjshëm, empatik dhe të mirë me të gjithë. Miqësia është një vlerë shumë e rëndësishme për ju.

Një palë gërshërë: ju keni një inteligjencë më mendjemprehtë dhe kokëfortë. Jeni të rezervuar dhe tentoni t’i zhvilloni idetë tuaja pa ndihmën e askujt. Familja është thelbësore për ju.

Pra, ky nuk është një test që mat IQ-në, por zbulon llojin e inteligjencës që keni.

 

 

Burimi / https://www.leggilo.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top