Teste

October 12, 2018 | 14:28

TEST / Çfarë do të bëje për dashurinë?

Sa çmenduri do të bëje për dashurinë? Zbuloni me anë të testit tonë se cilat prej tyre do t’i bënit, nëse do të përfshiheshit nga pasioni e dashuria?

  1. Partneri është larg dhe keni shumë dëshirë ta takoni…

a. Heq dorë nga gjithçka, i hip makinës dhe shkon kudo ku ai të jetë.

b. I dërgon një letër të gjatë e romantike, ku i shkruan sa e do dhe sa shumë të mungon.

c. Të duket e tepërt të heqësh dorë nga gjithçka e të nisesh në udhëtim, dhe nuk ke provuar asnjëherë t’i shkruash një letër. Nuk mbetet veçse të presësh që të bëhet ai i gjallë.

  1. Është përvjetori juaj dhe dëshiron ta festosh në mënyrë të paharrueshme…

a. I kujton fazat më të rëndësishme të dashurisë suaj, duke e çuar në vendin ku jeni takuar për herë të parë, kur jeni puthur për herë të parë, e kështu me radhë.

b. Përgatit një tortë dhe mbush shtëpinë me qirinj aromatikë e romantikë.

c. As që e mban mend se kur e keni përvjetorin! Ndoshta do e festoni vitin tjetër.

  1. Atij i pëlqejnë sportet ekstreme, ty të merren mendtë, por…

a. Je gati të sfidosh çdo frikë, vetëm që t’i shkosh pas.

b. Do ta presësh e lumtur pas çdo aventure që ai do bëjë.

c. E ke të pamundur. Nuk dëshiron të dish asgjë nga aventurat që ai bën: trembesh shumë!

  1. Këngëtari i preferuar i të dashurit do të japë një koncert në qytet. Ëndrra e tij është ta takojë, ndaj ti…

a. Vë alarmin herët në mëngjes, që të shkosh të blesh biletat para të gjithëve.

b. Bën punët më të rëndësishme dhe vrapon të blesh biletat.

c. Sapo të kesh një moment të lirë, do shkosh deri në biletari, me shpresën që nuk janë shitur ende.

  1. Për t’i treguar se sa shumë e dashuron ti…

a. Bën një tatuazh të vogël me inicialet tuaja.

b. I dhuron një kornizë me foton tuaj më të bukur.

c. Të vetmen herë që i bëre dhuratë, ishte për ditëlindjen e tij!

  1. Çfarë do të bëje për ditëlindjen e tij?

a. Do të organizoj një festë të ekzagjeruar.

b. Do të ftoj miqtë për t’i bërë një festë surprizë.

c. Do e ftoj për darkë. Idetë e zakonshme janë gjithmonë më të mira.

  1. Seriali i tij i preferuar sapo ka filluar dhe ti…

a. Je gati për t’u fiksuar pas televizorit

b. I premton se do ta shohësh bashkë me të, që t’i bësh qejfin.

c. Nuk është faji yt që nuk të pëlqen ai zhanër, por nuk ke asnjë kundërshtim nëse ai do të shohë vetëm televizor!

  1. Ai ka filluar një punë të re dhe duhet të ndërrojë qytet. Si sillesh?

a. Bën gati valixhet: je gati të shkosh me të deri në fund të botës.

b. I propozon një marrëdhënie në distancë, të paktën deri sa të sistemohet.

c. I bën të qartë se nëse do të jeni bashkë, ai duhet të gjejë një mënyrë që të kthehet në qytetin tuaj.

  1. Edhe pse përpiqesh shumë, nuk e duron dot nënën e tij, ndaj kur ju fton për drekë…

a. Sillesh si nusja perfekte

b. Shtrëngon dhëmbët, do të jetë e vështirë, por do t’ia dalësh!

c. Gjen menjëherë një takim apo një punë të rëndësishme që të mos shkosh!

  1. Mendon se tashmë jeni gati për hapin e madh dhe vendos…

a. Ta ftosh për darkë. Je gati ta surprizosh me një propozim martese!

b. Organizon një darkë romantike dhe bën çdo gjë që ai të kuptojë se do t’i thuash PO!

c. Je shumë e ndrojtur për ta bërë ti hapin e parë, ndaj duhet të presësh propozimin e tij.

Më shumë A

ÇMENDURISHT E DASHURUAR

Je e bindur që ti dhe ai jeni bërë për njëri-tjetrin dhe do të bëje çfarëdolloj gjëje që është në dorën tënde që dashuria juaj të jetë gjithnjë e më e fortë. Nuk di se si t’i rezistosh pasionit që të lidh partnerin dhe je e gatshme të bësh shumë çmenduri, në mënyrë që ai të ndihet i lumtur.

Më shumë B

ROMANTIKE

Ndoshta nuk do të bëje çmenduri të mëdha për dashurinë, por pa dyshim je e gatshme të vihesh në lojë. Për të dashurin keni ndjenjat më të ëmbla dhe i shpreh ato me letra, poezi dhe fjalë të bukura, të cilat janë për ty mënyra më e mirë që ai të kuptojë se sa shumë e dashuron.

Më shumë C

RACIONALE

Nuk je një njeri i ftohtë, por edhe te ndjenjat mendon se racionaliteti duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Dashuria jote nuk mbështetet tek impulset e menjëhershme, por ndikohet më së shumti nga truri, pasi je e bindur se nga çmenduritë e mëdha mund të lindin edhe pakënaqësitë e mëdha.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top