“Gjykues suprem”, “i moderuar”, apo thjesht një “vlerësues pozitiv”… këtë do ta zbuloni duke kryer këtë test. Në këtë mënyrë do të mësoni se si ju i vlerësoni të tjerët, sjelljet dhe mënyrën se si ju vetpërmirësoheni. Ky test është i ndërtuar për t’ju dhënë mundësinë të identifikoni mënyrën tuaj të gjykimit. Ai përbëhet nga 12 pyetje. Për secilën prej tyre rrethoni përgjigjen që ju përshtatet më mirë.
PYETJET:
Një mik ju prezanton vajzën 7-vjeçare. Ajo sheh gjetkë dhe nuk u përgjigjet pyetjeve tuaja. Mendoni:
a.Është e ndrojtur
b.Është e shqetësuar
c.Nuk përgjigjet, se ndoshta nuk i kupton pyetjet e mia
Ju bie filxhani i kafesë nga dora, mendimi i parë që ju vjen në mend:
a.E mirë, nuk u bë hataja
b.Sa dorëtharë që jam
c.Shpejt, më duhet ta pastroj
Duke parë sjelljet e të rinjve të sotëm, mendoni:
a.Mënyra e tyre e të sjellit tërheq vëmendjen
b.Janë në krizën e adoleshencës
c.Janë të parespektueshëm e të paedukuar
Në rrugë shikoni një makinë që për pak godet makinën tuaj.
a.Bërtisni: Duhet të jem dyfish i vëmendshëm
b.Sa i çmendur… Një rrezik i tmerrshëm publik
c.Ai e llogariti keq distancën nga makina ime
Dilni nga kinemaja dhe të tjerët ju kërkojnë një opinion për filmin. Thoni:
a.Ky film ishte fantastik
b.Aktorët luanin shumë mirë
c.E vlerësova shumë këtë film
Pranë një bankomati prisni një klient para jush, i cili ka problem me tërheqjen e parave. Mendoni:
a.Këto bankomate janë me defekte
b.Sa i paaftë
c.Paska problem për të marrë paratë e tij, uroj të mos kem edhe unë.
Jeni i ftuar te një mik për darkë dhe ju ka gatuar diçka të re. I thoni:
a.Të lumtë, kjo pjatë ishte vërtetë e mirë
b.E shijova në maksimum këtë recetë
c.Ti je një kuzhinier fantastik
Shefi ju ka dhënë një detyrë që nuk po arrini ta përfundoni:
a.Mendoni se jeni i paaftë
b.Mendoni se detyra ishte shumë e vështirë, por kjo nuk i vë në dyshim aftësitë tuaja
c.Përpiqeni të kërkoni ndihmë
Cilat janë fjalët që thoni kur nuk jeni dakord me dikë:
a.Nuk jam dakord me mendimin tuaj
b.Është gabim
c.Mendoj se e ke gabim
Ndesheni në rrugë me një person shumë të shëndoshë. Mendimi juaj i parë është:
a.Ai duhet të hajë më pak
b.Është shumë i shëndoshë
c.Nuk do të doja të isha si ai
Një prind sheh që fëmija tij po godet vëllanë e vogël. Ai duhet t’i thotë fëmijës:
a.Është keq të godasësh të tjerët
b.Të ndaloj të godasësh vëllanë tënd
c.Nuk ke turp që godet një vogëlush? Mjeri ti nëse e përsërit këtë veprim
Komshiu ju jep një dhuratë për shërbimin që i ofruat një ditë më parë. Mendoni:
a.Sa i sjellshëm
b.Sa i mirë që është
c.Ky veprim ma bëri qejfin
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.