FB

April 8, 2021 | 8:50

Test / Cila është inteligjenca juaj emocionale?

Ne të gjithë e dimë që IQ nuk është gjithçka, për të vlerësuar se sa inteligjentë jemi. Në fakt unë besoj se ka shumë lloje të inteligjencës: emocionale, sociale, intelektuale, intrapersonale, dhe shumë më tepër.

Inteligjenca emocionale, e popullarizuar nga Daniel Goleman i referohet aftësisë për të perceptuar, kontrolluar dhe vlerësuar emocionet. Disa studiues sugjerojnë që inteligjenca emocionale mund të mësohet dhe forcohet, ndërsa të tjerë pretendojnë se është një karakteristikë e lindur.

Që nga viti 1990, Peter Salovey dhe John D. Mayer kanë qenë studiuesit kryesorë të inteligjencës emocionale. Në artikullin e tyre “Inteligjenca Emocionale”, ata e përkufizuan inteligjencën emocionale si, “nëngrupi i inteligjencës shoqërore që përfshin aftësinë për të monitoruar ndjenjat dhe emocionet e veta dhe të të tjerëve, për të diskriminuar midis tyre dhe për të përdorur këtë informacion për të drejtuar mendimin dhe veprimet”.

Në linkun e mëposhtëm gjendet një pyetësor i shkurtër, që ju ndihmon të përcaktoni se sa inteligjentë jeni emocionalisht:

Linku

 

Burimi / https://www.stevenaitchison.co.uk/

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top