Çdokush nga ne e ka pasur një ndjenjë të çuditshme, duke pritur kalimin e moshës tek vetja, apo moshën e shkuar të dikujt tjetër. Vitet kalojnë e disa ndihen shumë të rinj, pavarësisht kohës që kalon, dhe jetojnë sikur të ishin thuajse 20 vite më të rinj sesa mosha e tyre reale. Të ndërgjegjshëm ose jo… kjo moshë mendore, subjektive, mund të jetohet në format më të bukura. Por ndodh të shndërrohet në një të metë, nëse ne refuzojmë të përfitojmë nga mësimet e jetës.
Ky test do ju ndihmojë të përcaktoni moshën tuaj të brendshme. Duke parë se në cilën epokë të jetës e projektoni veten. Testi mund t’ju ndihmojë të kuptoni kufirin që ekziston midis moshës suaj biologjike dhe moshës suaj të brendshme. Konstatoni në çfarë niveli jeni rritur… ose jo! Përgjigjuni këtyre 20 pyetjeve me natyrshmërinë e një fëmije dhe vlerësojini këshillat me pjekurinë e një të rrituri!
PYETJET:
1. Për një mbrëmje me miqtë, ju zgjidhni një restorant:
a.Me muzikë karaoke
b.Ku mund të kërceni salsa
c.Ku ka grupe muzikore
d.Ku luhet muzikë në piano
2. Të tjerët, shpesh admirojnë tek ju:
a.Shkathtësinë
b.Durimin
c.Vendosmërinë
d.Angazhimin në shumë sfera të jetës
3. Seriali televiziv më i preferuar:
a.Shokët
b.Pipi çorapegjata
c.Përgjithmonë Xhulia
d.Beautiful
4. Shefi juaj ju fajëson për gjëra që nuk i meritoni:
a.E lini të besojë se ka të drejtë
b.Jepni menjëherë dorëheqjen
c.I shpjegoni gabimin dhe nxirrni në pah anën e mirë të situatës
d.E dëgjoni me sytë poshtë, duke pritur që kjo gjë të kalojë
5. Prindërit ju thonë se kanë një lajm të rëndësishëm për ty. Ju:
a.Jeni e padurueshme
b.Jeni indiferente për atë që ata e quajnë lajm të rëndësishëm
c.Kërkoni shpjegim për atë çka ata e quajnë të re
d.I vini në dukje se ata duken si dy fëmijë të rritur
6. Cila nga ngjyrat ju identifikon:
a.Portokallia
b.E kuqja
c.Jeshilja
d.Bluja
7. Bashkëshorti juaj ju qorton për diçka. Ju:
a.Largoheni e mërzitur
b.I numëroni listën e gabimeve të tij
c.I kërkoni t’ju shpjegojë në lidhje me atë që ju qortoi
d.I thoni se ai i ekzagjeron gjërat edhe kur nuk është nevoja.
8. Shpesh, ju i filloni fjalitë tuaja me:
a.Unë e adhuroj…
b.Po të shpjegoj që…
c.Unë shoh që…
d.Unë kuptoj që…
9. Qyteti ku ju do donit të vendoseshit:
a.Ibizza
b.“Disney Land”, Paris
c.Berlin
d.Kairo
10. Në marrëdhëniet tuaja seksuale ju jeni e ndjeshme në:
a.Buzëqeshjet e tepërta
b.Surprizat e pazakonshme
c.Gjestet sensuale
d.Fjalët e ëmbla
11. A jeni në gjendje të kujtoni ngjarje të moshës 5-vjeçare?
a.Asnjë
b.Një ose dy, por jo të qarta
c.Po, shumë
d.I kam shpikur
12. Motra juaj ju beson djalin e saj për një natë. Ju:
a.Shikoni së bashku një film vizatimor
b.I mësoni fjalë të zhargonit
c.Luani me të sa të vijë ora e gjumit
d.I tregoni një përrallë
13. Ju jeni prind dhe për pushime preferoni të:
a.Shkoni në mal
b.Në një hotel me aktivitete buzë detit
c.Një udhëtim në Marok
d.Në të njëjtin vend, për t’u identifikuar
14. Një mik ju propozon të takoheni me një person që ju e admironi, ju:
a.E pyesni disa herë për t’u siguruar që është e vërtetë
b.Thërrisni disa miq për të qenë me ju
c.Mendoni për pyetjet që do t’i drejtoni
d.S’jeni e sigurt në e meritoni takimin
15. Përballë një mikeje që e ka lënë bashkëshorti, ju:
a.Përpiqeni të ndryshoni atmosferën për ta qetësuar
b.I thoni mikes se nuk duhet të dorëzohet para këtij fakti
c.I kërkoni t’ju shpjegojë përse ndodhi
d.I këshilloni të presë që koha të sistemojë gjërat
16. Ndodheni në aeroportin e Tokios. Blini një bluzë:
a.Të zezë, me një dragua të stampuar
b.Bojëqielli, me një citim në japonisht
c.Të bardhë, me një kaligrafi fine
d.Të verdhë, me një fytyrë të buzëqeshur të qëndisur mbi të
17. Një fundjavë me diell në det… Ju adhuroni:
a.Lojërat në ujë
b.Shëtitjet me biçikletë në rrugica
c.Tabelat e vizatuara
d.Bisedat buzë detit
18. Vdekja e Ledi Dianës:
a.E denjë, si një tragjedi greke
b.Ne nuk kujdesemi për sigurinë rrugore
c.Akoma flitet për këtë histori?!
d.Kjo histori më ka bërë të qaj
19. Për të zbukuruar një mbrëmje romantike “kokë më kokë”, ju vendosni një CD me:
a.Muzikë rege
b.Muzikë bluz dhe me drita të zbehta
c.Muzikë klasike, duke djegur temjan
d.Muzikë xhaz të shoqëruar me shampanjë
20. Shikoni qiellin në një natë të mbushur me yje dhe mendoni:
a.I mrekullueshëm…
b.Ndihesh sikur po ngjitesh në qiellin e shtatë
c.A do arrijmë ndonjë ditë të zbulojmë misteret e universit
d.Lumturia është kaq e thjeshtë….
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.