FB

November 20, 2021 | 8:25

TEST / Cilat janë ndjenjat tuaja?

Kur biem në dashuri, ndonjëherë përfshihemi nga dyshimet… “A ndjen të njëjtën gjë?”, “Më do me të vërtetë apo është vetëm një ndjenjë kalimtare?”, “E dua me të vërtetë?”. Jo të gjithë njerëzit dashurojnë dhe bien në dashuri njësoj. Zbuloni se kujt profili i përkisni…

  1. Jeni larg njëri-tjetrit e mezi prisni ta takoni…

a. Lini çdo gjë, i hipni makinës dhe shkoni ta takoni kudo që të jetë

b. I shkruani një letër të gjatë romantike, ku i flisni për dashurinë tuaj dhe se sa shumë ju mungon

c. Ju duket e tepërt që të lini çdo gjë e të niseni, t’i shkruani një letër s’e keni bërë kurrë, ndaj ju mbetet vetëm të prisni kur të vijë vetë

  1. Është përvjetori juaj dhe dëshiron ta festoni në mënyrë të paharrueshme…

a. E bëni të përjetojë etapat më të rëndësishme të dashurisë suaj, duke e çuar në vendin e takimit të parë, të puthjes së parë e kështu me radhë

b. Përgatisni për të një tortë dhe e mbushni shtëpinë me qirinj

c. Ishte përvjetori i dashurisë? E kisha harruar fare! S’ka gjë, do e festojmë vitin tjetër

  1. Atij i pëlqejnë sportet ekstreme, ju keni frikë nga lartësitë, por…

a. Jeni e gatshme të sfidoni çdo frikë vetëm që ta shoqëroni

b. Do e prisni në shtëpi, e kënaqur për çdo aventurë të tij

c. Nuk ju intereson fare, ju trembin shumë aventurat e tij!

  1. Më në fund, këngëtari i tij i preferuar vjen në qytet. E dini se të shkoni në koncertin e tij është një ëndërr për partnerin, ndaj…

a. Vini alarmin shumë herët në mëngjes dhe dilni menjëherë, që të jeni e sigurt se do t’i blini biletat para të gjithëve

b. Mbyllni punët më të rëndësishme dhe pastaj vraponi për të blerë biletat

c. Sapo të keni pak kohë të lirë do të mundoheni një herë, me shpresën se do të gjeni bileta në shitje

  1. Për t’i treguar se sa shumë e dashuroni, ju:

a. Bëni një tatuazh me inicialet tuaja

b. I dhuroni një kornizë me fotografinë tuaj më të bukur

c. Kujtoheni t’i bëni dhuratë vetëm kur ka ditëlindjen!

  1. Për ditëlindjen e tij jeni e gatshme të…

a. Keni vendosur se doni të ekzagjeroni: do të organizoni një festë të madhe e të bujshme në mesnatë

b. Telefononi miqtë e afërt dhe i ftoni për një festë surprizë

c. E ftoni për darkë jashtë, zgjedhjet klasike janë gjithnjë më të mirat

  1. Seriali i tij i preferuar më në fund është publikuar online dhe ju…

a. Jeni gati për ta parë të dy së bashku

b. I premtoni se do ta shihni bashkë, duke e alternuar me serialin tuaj

c. Nuk është faji juaj, ai zhanër nuk ju pëlqen fare, por nuk keni asnjë kundërshtim nëse ai e sheh vetëm!

  1. A i ka gjetur një punë të re në një qytet tjetër. Si silleni?

a. Bëni gati valixhen: jeni e gatshme ta shoqëroni edhe në fund të botës

b. I propozoni lidhje në distancë, të paktën sa të sistemohet

c. I bëni të qartë se nëse dëshiron të rrijë me ju, duhet të gjejë një mënyrë që të kthehet në qytetin tuaj

  1. Sado që sforcoheni, mamanë e tij nuk do ta duroni dot asnjëherë, por përballë një ftese për drekë në familje…

a. Bëni interpretimin më të mirë në rolin e nuses perfekte

b. Shtrëngoni dhëmbët, do të jetë e vështirë, por do ia dilni mbanë

c. Gjeni menjëherë një punë, qoftë të parëndësishme, vetëm që të mos shkoni për drekë

  1. Mendoni se tashmë jeni gati për hapin e madh dhe vendosni të…

a. E ftoni për darkë, jeni e gatshme ta habisni me një propozim për martesë!

b. Organizoni një mbrëmje romantike dhe bëni çdo gjë, në mënyrë që ai të kuptojë se do i thoni “po”

c. Jeni shumë e ndrojtur që të merrni ju hapin e parë, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni derisa ai t’ju propozojë

MË SHUMË A

E dashuruar marrëzisht

Jeni e bindur se ju dhe partneri keni lindur për njëri-tjetrin dhe do të bëni çfarëdolloj gjëje që dashuria juaj të bëhet gjithnjë e më e fortë. Nuk dini t’i rezistoni pasionit që ju lidh me të dashurin tuaj dhe jeni e gatshme të bëni çmenduri të vogla që ta bëni të lumtur.

MË SHUMË B

Romantike

Ndoshta çmenduri të mëdha për dashurinë nuk do të bënit, por pa dyshim jeni e gatshme të viheni në lojë për partnerin dhe për të keni ndjenjat më të ëmbla. Letrat e dashurisë, poezitë dhe vargjet prekëse janë për ju mënyra më e mirë për t’i thënë partnerit se sa shumë e dashuroni.

MË SHUMË C

Racionale

Nuk jeni një njeri i ftohtë, por edhe në ndjenja keni bindjen se racionaliteti duhet të luajë një rol të rëndësishëm. Nuk i dorëzoni ndjenjat tuaja lehtësisht dhe çdo impuls e shoshitni mirë në mendje, sepse jeni e bindur se marrëzitë e mëdha sjellin edhe hidhërime të mëdha.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top