FB

November 20, 2021 | 8:24

“Eliza dhe krijesat e saj”, një novelë grafike që nxjerr nga guaska jetën e vërtetë

 

 

Në botën reale, Eliza Mërku është e ndrojtur, e çuditshme dhe nuk ka asnjë shoqe apo shok. Në virtualitet, ajo është LadyConstellation, krijuesja anonime e një faqeje tejet popullore mes të rinjve, që quhet “Deti i tmerrshëm”. Asaj nuk i shkon nëpër mend që jeta reale mund t’i japë po aq kënaqësi sa dhe ajo virtuale, madje as nuk ka dëshirë që ta provojë këtë gjë. Një ditë, Uollis Uorlandi, dashamirësi më i zjarrtë i “Detit të tmerrshëm”, i cili shkruan dhe Fanfiction për të, vjen në shkollën e saj. Ai mendon se Eliza s’është veçse një tjetër e pasionuar pas kësaj novele grafike, dhe ndërsa ai e nxjerr nga guaska e saj, ajo fillon të mendojë që ndoshta ia vlen dhe jeta e vërtetë.

11-1Por kur sekreti i Elizës zbulohet rastësisht, çdo gjë që ka ngritur – historia e saj, lidhja me Uollisin, madje dhe gjendja e saj mendore e shpirtërore – pësojnë krisje të madhe.

11-2

KRITIKA

Një rrëfim i dhembshëm i depresionit dhe ankthit, i miqësive që ekzistojnë vetëm virtualisht dhe për të mirat e rreziqet e famës në Internet. Kirkus Reviews

Një letër dashurie për admiruesit, për miqësinë dhe për historitë që na formojnë. “Eliza dhe krijesat e saj” është absolutisht magjik. Marieke Nijkamp, autore bestseller e New York Times-it

Ky libër më magjepsi nga faqja e parë tek e fundit dhe shpresoj me gjithë zemër që të ndodhë kështu edhe me ju. The shelter of books

Mbi autoren

Francesca Zappia jeton në Indianën Qendrore. Kur nuk shkruan, merret me vizatimet e personazheve të saj, lexon dhe luan video-lojëra. Ajo është edhe autorja e Made you up dhe librit të preferuar të Eliza Mërkut “Fëmijët e Hipnosit”, një roman me seri.

 

11Titulli: Eliza dhe krijesat e saj

Autori: Francesca Zappia

Përktheu: Erdi Ibro

Zhanri: Roman fantazi për

adoleshentë

Data e botimit: Nëntor, 2021

Shtëpia Botuese Pegi

Këshillohet për të rinj nga 12 -16 vjeç.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top