Teste

September 10, 2020 | 8:12

TEST / Cilat ndjenja ju përfshijnë?

Secili prej nesh ka një ndjenjë që kryeson më shumë se të tjerat. Ose më mirë, kemi tendencën të reagojmë instinktivisht duke i dhënë përparësi një ane emotive të karakterit tonë, dhe jo të tjerave. Pastaj, për edukatë, konteksti social, urtësia e përfituar, etj., na mësojnë të mendojmë, por a e dini se cila është ndjenja juaj më “e fortë” krahasuar me të tjerat? Inat, pasion, gëzim, trishtim, frikë, indiferencë apo diçka tjetër? Ky test i shkurtër do t’ju ndihmojë të kuptoni se cila është ndjenja instinktive që keni.

  1. Jeni me të dashurin në kinema dhe ju del një problem apo një vonesë për të parë filmin. Si reagoni?

a. Sikur ta dija, asnjëherë nuk më shkojnë gjërat fjollë.

b. Bezdiseni dhe për pak kohë rrini me turinj, por pastaj mërzia kalon.

c. Hidhni sytë rreth e qark dhe bëni humor me partnerin për njerëzit që keni afër.

d. Përfitoni nga kjo vonesë që të përkëdheleni me njëri-tjetrin.

  1. Jeni në supermarket dhe po prisni në radhë për të paguar. Një djalosh simpatik afrohet dhe ju flet. Çfarë mendoni?

a. Përse jo? Le ta njoh një herë.

b. Çfarë bezdie, edhe ky duhej tani.

c. I buzëqeshni me mirësjellje dhe ruani distancat.

d. Sa mirë, se nuk shtyhet kjo radhë e mërzitshme.

  1. Jeni në një mbledhje fqinjësh, të cilët i njihni pak dhe ju duket se ju gjykojnë dhe ju bëjnë të ndiheni të vetmuar. Çfarë mendoni?

a. Nuk lejon që të të vënë në lojë, dhe kërkoni të drejtën tuaj.

b. Nuk të bezdis fare kjo sjellje, duhet durim për komshinjtë e rinj.

c. Nuk janë shqetësues deri në atë pikë sa t’ju prishin ditën, përkundrazi mundoheni të jeni miqësor me ta…

d. Mendoj se mund të kem unë diçka që nuk shkon dhe i bëj të ndryshojnë mendim.

  1. Një njeri që ju intereson, por është i fejuar, ju propozon të takoheni një mbrëmje në shtëpinë e tij. Çfarë mendoni?

a. Nuk duhet të jetë serioz, më mirë ta lë të rrijë në shtëpinë e tij.

b. Ia vë në dukje këtë gjë. Po ai është i fejuar dhe ju bën propozime të tilla?!

c. Pse jo, heq kuriozitetin, situata është intriguese dhe argëtuese.

d. Shkon në shtëpinë e tij, pasi problemi nuk është i yti është i tiji.

  1. Po gatuani dhe partneri ju vjen nga pas dhe ju përqafon. Si reagoni?

a. E lë t’ju përqafojë dhe qeshni.

b. E përqafoni dhe ju.

c. Mendoni: Mirë, por jam duke gatuar një recetë të vështirë dhe rrezikoni t’ju digjet nëse shpërqendroheni. Nuk ka kohë më vonë?

d. E lë gatimin përgjysmë, e përqafon dhe e puth.

  1. Keni nevojë për një mbrëmje qetësuese. Uleni në divan dhe ndizni televizorin, por ka vetëm dokumentarë dhe lojëra argëtuese. Mendoni…

a. Uff, çfarë mërzie.

b. Të shohim se mos ka ndonjë çift që bën ndonjë lojë interesante.

c. Epo mirë, të paktën do të qesh e argëtohem.

d. Eh, çfarë trishtimi.

  1. Keni mundësinë të shkoni me pushime. Duhet të vendosni menjëherë një destinacion që do ta zgjidhni nga broshura e agjencisë turistike. Çfarë zgjidhni?

a. Nuk ju pëlqejnë gjërat e paravendosura ose nuk ju japin garanci. Më parë pyesni nëse mund t’ju japin mundësinë që të shkoni me pushime në një periudhë tjetër brenda vitit.

b. Një javë në Santo Domingo, Kubë, ose edhe në një vend më të shtrenjtë, duke paguar lekë ekstra.

c. Meksikë ose edhe në Bali.

d. Në fiordet norvegjeze, ose në murin e madh kinez.

Më shumë përgjigje A | INATI

Do të jetë një periudhë më stresuese se zakonisht, do të jetë ndikimi i ndonjë të marri me të cilin keni të bëni, por shpesh ju ndodh që doni të shfryheni si tenxhere me presion! Qetësohuni, relaksohuni, merreni me të qetë: mundohuni ta ktheni këtë ngarkesë tuajën nga negative në pozitive dhe ta shndërroni në pasion, përndryshe herët ose vonë do të dilni në faqet e kronikës së zezë.

Më shumë përgjigje B | PASIONI

Keni një ngarkesë të bukur brenda, të cilën prisni vetëm ta jetoni e shijoni. Së fundmi ju intrigojnë më shumë marrëdhëniet, situatat e nxehta dhe njerëzit stimulues. Keni një energji të madhe jetësore, mundohuni ta ruani gjithmonë, dhe të rrezatoni vetëm pozitivitet.

Më shumë përgjigje C | GËZIMI

Keni dëshirë të jetoni pozitivisht dhe me çlirësi ose vetëm të lini pas krahëve një situatë jo edhe aq të mirë. Keni dëshirë të qeshni dhe gëzoheni në të gjitha situatat. Shkëlqyeshëm, ky është sekreti për të jetuar mirë. Sikur të kishte më shumë njerëz si ju!

Më shumë përgjigje D | MELANKOLIA

Ndonjëherë, paradoksalisht ndiheni mirë në situatat që mund t’ju duken jo argëtuese dhe të gëzuara. Ju dini të gjeni kënaqësi dhe emocion edhe nga një akullnajë e pamatë, nga heshtja e një nate plot me mjegull, nga disa orë vetmi. Ndjeni nevojën e thellësisë, preferoni njerëz që dinë ta bashkëndajnë këtë ndjesi me ju, në vend që të argëtoheni dhe të qeshni për gjëra të parëndësishme. Ndoshta vendi juaj ideal tani është të uleni buzë një liqeni dhe të shijoni perëndimin… ama duhet të tregoni kujdes që mos të mbylleni në vetvete.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top