Lifestyle

September 10, 2020 | 8:14

‘Doja ta hidhja Barack-un nga dritarja’, Michelle Obama rrëfen sfidat e martesës së saj me ish-presidentin

Michelle dhe Barack Obama mund të jenë përkufizimi i çiftit ideal për shumë të rinj, por kjo nuk do të thotë që ata të dy nuk janë përballur me sfida në gati 30 vjet martesë. Ish zonja e parë ka folur me Conan O’Brien në lidhje me martesën dhe fazat e shumta që mund të ketë ajo.

“Njerëzit nuk janë perfekt. Martesa është e vështirë. Është një luftë për të gjithë”, tha ajo, duke shtuar se kur vijnë në jetë fëmijët, ka disa pika ku marrëdhënia bëhet edhe më e ashpër. Çiftet e reja kalojnë kohë të vështira dhe pastaj “dorëzohen”, tha Michelle Obama, sepse “askush nuk u tha atyre se kjo periudhë është e vështirë”.

“Ju duhet ta dini se do të ketë raste – periudha të gjata kohore – kur nuk mund ta duroni njëri-tjetrin,” tha ajo, duke bërë shaka se, “Ka pasur raste që unë doja ta hidhja Barack-un nga dritarja”.

Michelle shtoi se “këto periudha mund të zgjasin shumë”, madje edhe me vite, në një marrëdhënie, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë.

Ish-Zonja e Parë tha se nëse çifteve të reja u ndodh kjo u shkatërrohet martesa, por sipas saj ajo dhe Barack Obama pavarësisht zënkave kanë “një martesë shumë të fortë”.

“Unë thjesht dua të them, se nëse do të kisha hequr dorë, nëse do të isha larguar prej tij, në ato kohë të vështira, atëherë do të më kishte marrë malli për të gjitha gjërat e bukura që kishim, krahas vëshirësive.”

 

Burimi / https://www.huffpost.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top