Teste

July 1, 2017 | 8:40

TEST/ Cili është mashkulli juaj ideal?

Cila femër nuk e ka pyetur ndonjëherë veten se cili është partneri ideal? Cili është ai i pikuari nga qielli? Mashkulli i duhur është ai që u përgjigjet nevojave të partneres dhe përmbush boshllëqet afektive në mënyrë të plotë. Mos është ai që të lë gjithë natën pa gjumë e të bën të çmendesh? Apo është ai që i ngjan nga karakteri babait tuaj? Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, do të mund të kuptoni se cila është tipologjia e mashkullit që kërkoni…

untitled

1. Një epror i mirë është ai që di:

a. Të ndajë punët dhe të japë urdhrat e duhur

b. Të japë shembullin e mirë, që është model për të tjerët

c. Të vlerësojë bashkëpunëtorët e tij

d. Të nxjerrë më të mirën nga bashkëpunëtorët

 

2. Nëse do të lindje mashkull, do të të pëlqente të ishe:

a. Mjek

b. Profesor universiteti

c. Gazetar

d. Pilot

 

3. Cila është aforizma që të pëlqen më shumë?

a. Duhet të jemi të fortë në personalitet, por fleksibël në të menduar

b. Zakonisht bindemi më mirë me arsyet e gjetura vetë, se sa nga ato që na vijnë në mendje nga të tjerët (Pascal)

c. Jetëgjatësia e pasioneve tona, ashtu si dhe jetëgjatësia e jetës, nuk varen nga ne (Francois de la Rouchefoucauld)

d. Mikroskopët dhe teleskopët në të vërtetë turbullojnë qartësinë (Goethe)

 

4. Të dashurohesh me një burrë të martuar mund të jetë:

a. Një rastësi që edhe mund të ndodhë

b. Një disfatë

c. Një tragjedi

d. Një sfidë

 

5. Te një mashkull, mbi të gjitha, vlerëson:

a. Sigurinë në vetvete

b. Ëmbëlsinë

c. Alegrinë dhe humorin e mirë

d. Ironinë

 

6. Do ta krahasoje martesën me:

a. Një kështjellë mesjetare

b. Një shtëpi mali

c. Një vilë fshati

d. Një shtëpi përdhese në bregdet

 

7. Pranë shtratit ke një komodinë antike. Çfarë do të vendosje mbi të?

a. Një fotografi në kornizë

b. Një shandan të vjetër

c. Një broke ujë prej qelqi apo kristali

d. Disa libra

 

8. Çfarë s’duhet të mungojë në aspektin fizik të një mashkulli?

a. Gjatësia

b. Duhet të jetë i fuqishëm

c. Duhet të jetë i dobët

d. Të jetë shpatullgjerë

 

9. Cili film nga “Walt Disney” të ka pëlqyer më shumë?

a. Mbreti luan

b. Dumbo

c. E bukura dhe bisha

d. Shpata në shkëmb

 

10. Nuk do mund të dashuroheshe me një mashkull që i mungon:

a. Ndjenja e detyrës

b. Nderi

c. Humori

d. Aftësia për të bërë biznes

 

11. Duhet të zbukurosh oborrin me lule. Çfarë mbjell?

a. Margarita

b. Gardenia

c. Trëndafila

d. Zambakë të bardhë

 

12. Ushqeni…

a. Kureshtjen

b. Urinë

c. Ndjenjat

d. Durimin

 

13. Nëse do të ishe një harabel, partneri juaj do të ishte:

a. Një fole

b. Qielli

c. Një re

d. Një harabel

 

14. Këshillat:

a. Të bëjnë të reflektosh

b. Të pëlqen t’i dëgjosh

c. Të mërzisin

d. Të shërbejnë

 

15. Mund të shprehësh një dëshirë të vogël: të kalosh një mbrëmje magjike në shoqërinë e:

a. Një fituesi të çmimit Nobel

b. Një futbollisti të famshëm

c. Një aktori

d. Një shkrimtari

 

PROFILI JUAJ

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top