Teste

October 7, 2016 | 8:02

TEST/ Druhesh nga ndarja me partnerin?

Ndonjëherë njerëzit kanë frikë se mos humbasin partnerin, pa pasur një arsye të caktuar: bëhet fjalë për një frikë joracionale, e udhëhequr nga mungesa e vetëbesimit apo e ndjenjës së sigurisë. Zbuloni me këtë test nëse, deri në ç’pikë, keni frikë se mos ndoshta ndaheni nga partneri.

1. Partneri shpesh vonohet para kompjuterit në mbrëmje dhe vjen e ju zgjon në shtrat. Çfarë mendoni në atë moment?

a. Ka shumë mundësi të më tradhtojë

b. Shpresoj të mos më tradhtojë!

c. Ja ku erdhi: sa bukur!

 

2. Partneri po telefonon nga zyra: ç’do të dojë?

a. Mund të jetë një lëvizje që të mos e telefonoj unë

b. Ka ndjenjën e fajit, sepse më ka lënë pas dore këto kohë

c. Dëshiron të më dëgjojë zërin ose duhet të më thotë ndonjë gjë

 

3. Keni vendosur të ndiqni një hobby që i pëlqen shumë edhe partnerit. Përse e bëni?

a. Për të frekuentuar miqësi të përbashkëta

b. Për të bashkëndarë interesat

c. Që ta vlerësoj më shumë partnerin dhe të bëhem më interesante për të

 

4. Së fundmi keni kuptuar se partneri po i jep më shumë rëndësi pamjes së tij fizike. Çfarë mendoni?

a. Do të lërë përshtypje të mirë te dikush

b. Nuk e di, por diçka më thotë se do të ishte mirë të bëja dhe unë të njëjtën gjë

c. Dëshiron që unë ta pëlqej më shumë

 

5. Ai shkon çdo ditë në punë me një kolege. Cili është reagimi juaj?

a. Xhelozi e madhe

b. Shqetësim

c. Indiferencë

 

6. Keni ndjesinë se nuk vleni mjaftueshëm për të?

a. Shumë shpesh

b. Nganjëherë

c. Kurrë

 

7. Një të diel, partneri ju sjell kafenë në shtrat. Nuk e kishte bërë asnjëherë këtë veprim. Pse mund ta ketë bërë?

a. Që ta fal për diçka

b. Do të më tregojë se sa shumë më do

c. Për të bërë diçka të pazakontë dhe argëtuese

 

8. Mendoni se ia keni dalë të ndërtoni e vetme diçka të rëndësishme në jetë?

a. Jo, nëse kam pasur sukses është sepse kam gëzuar situata të favorshme

b. Vetëm pak, nuk jam plotësisht e kënaqur

c. Po, jam e bindur që fati ka nevojë edhe për ndihmë

 

9. Mendoni që partneri i reziston gjithmonë joshjes nga femrat e tjera?

a. Shpresoj, por…

b. Po, edhe pse është mirë të mos i besoj plotësisht

c. Po, jemi shumë mirë bashkë

 

10. Partneri ju thotë se ka kaluar një aventurë gjatë kësaj vere. Si reagoni pas këtij lajmi?

a. Shumë keq: tani nuk do t’i pëlqesh më si më parë

b. Jo mirë: ky është sinqeriteti në çift?

c. Mendoj se është një histori pa asnjë rëndësi: duhet harruar dhe kaq!

 

11. Keni ëndërruar ndonjëherë që partneri papritmas mund të lodhet prej jush dhe të zgjedhë një person tjetër?

a. Po, ëndrra të shpeshta, makthe

b. Po, ka ndodhur, por jo shpesh

c. Jo, asnjëherë

 

12. Ai ka harruar të marrë telefonin me vete në një udhëtim. Mendimi juaj i menjëhershëm:

a. Po të kontrolloj telefonin, me siguri do të gjej ndonjë gjë interesante…

b. Më mirë të mos shoh, më mirë të mos mësoj gjë

c. Sa keq që nuk do të mund ta telefonoj

 

13. Zakonisht si e shikoni gotën e ujit?

a. Shumë bosh

b. Gjysmë bosh

c. Gjysmë plot

 

14. Mendoni se ndonjëherë partneri dëshiron një njeri më të mirë se sa ju?

a. Po, mund edhe të gjejë më mirë se unë

b. Bëj gjithçka që kjo të mos ndodhë

c. Jo, nuk ka ku gjen më mirë

 

15. Nëse jeni e lidhur me dikë, a mund të ndihmojë kujdesi për aspektin fizik?

a. Është një shpenzim kohe

b. Po, që të më vlerësojë më shumë

c. Po, që të kem mundësinë ta mahnit gjithnjë e më shumë

 

Llogaritja e pikëve: Pasi t’u jeni përgjigjur pyetjeve të testit, mblidhini pikët në këtë mënyrë:

A = 1 pikë;

B = 2 pikë;

C = 3 pikë;

Nga 15 deri në 24 pikë / Frikë nga braktisja

Në marrëdhënien në çift shpesh keni perceptimin e qartë se nuk keni kontrollin e duhur mbi partnerin. Është ai shtylla e marrëdhënies ku bazohet lidhja. Ju keni tendencën që ta vlerësoni veten shumë shpesh si një aksesor. Duket se për momentin ushqeni besim të pakët në mundësitë dhe keni pak vetëdije se cilat mund të jenë pikat tuaja më të forta. E gjithë kjo do të jehojë në marrëdhënien tuaj dhe aftësitë për të dashuruar: keni shumë frikë se mos partneri ju lë dhe ndjenjat negative fitojnë mbi mendimet racionale që mund të keni.

Nga 25 deri në 35 pikë / E pasigurt

Vihet re një marrëdhënie intensive ndërmjet mendimit racional dhe nënvetëdijes suaj: në nivel racional, në fakt, dukeni shumë e gatshme t’i shihni gjërat me optimizëm dhe keni aftësinë për t’i kontrolluar frikërat jo racionale, por jo gjithmonë ia dilni mbanë. Jeni e gatshme ndaj ndryshimit dhe mundoheni të kuptoni vështirësitë, në mënyrë që t’i përballoni sa më mirë situatat më të vështira. Por, për këtë jo gjithmonë ia dilni mbanë për të mposhtur frikën. Kjo mund të ketë lidhje me fëmijërinë tuaj: rëndesa e pasigurive tuaja të hershme ndonjëherë mund t’ju përfshijë edhe tani.

Nga 36 deri në 45 pikë / Keni çdo gjë nën kontroll

Ideja se partneri mund t’ju braktisë nuk ju tremb dhe nuk ju shkon aspak ndër mend. Arrini të mbani nën kontroll frikërat irracionale për braktisjen, sepse jeni një njeri që më shumë vepron se sa mendon, plot vetëbesim dhe e interesuar për të arritur objektivat që i keni caktuar vetes. Zakonisht nuk e lini veten t’ju mposhtin kundërshtitë dhe jeni e bindur se mjetet e duhura mund të ndikojnë në mënyrë kuptimplotë mbi realitetin dhe për pasojë edhe mbi çiftin tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top