Teste

December 27, 2017 | 9:30

TEST/ FESTAT… çfarë tipi jeni?

untitledSi do të ishin sipas jush festat perfekte? E gjithë familja e mbledhur në një tryezë apo një udhëtim me fëmijët për të evituar të afërmit? Bëni këtë test që të zbuloni se çfarë tipi jeni gjatë festave të fundvitit…

1. Dekorimet e festave: cilave nuk i thoni dot jo?

a. Dekorimeve ngjyrë të zezë: më pëlqejnë gjërat alternative

b. Dekorimeve stil amerikan: janë argëtuese dhe ndriçojnë vazhdimisht

c. Jam nostalgjike: i adhuroj dekorimet e vjetra. Më duken kaq romantike…

 

2. Çfarë ju streson më shumë më 24 dhjetor?

a. Vrapi për të blerë dhuratat e fundit

b. Gatimet që nuk janë ende gati

c. Nuk kam gjetur ende biletat e shfaqjes ku dua të marr pjesë

 

3. Mundohuni të imagjinoni sikur po hiqni dorë nga darka e vitit të ri për t’iu dedikuar drekës së 1 janarit. Si mendoni t’ia thoni këtë ide partnerit?

a. “Është padiskutim më e rehatshme se sa të gatuaj gjithë ditën në 31 dhjetor. Do të kemi edhe më shumë kohë për t’u kujdesur për të ftuarit.”

b. “Vitin e kaluar risia ishte menuja që gatova, këtë vit… data 1 janar!”

c. “Do të argëtohemi më shumë po të festojmë në drekën e 1 janarit…”

 

4. Ka nga ata që ëndërrojnë të marrin valixhet e të ikin jashtë për ta kaluar këtë festë larg familjarëve… Po ju si mendoni?

a. Absolutisht, jo. Nuk ka festa pa të afërmit, larg shtëpisë sime

b. Do të më pëlqente. Që tani e shoh veten në një qytet të huaj, duke festuar në shesh.

c. Jo keq si ide, po kudo që të shkoj e njëjta atmosferë festash është

 

5. Si do të ishin pushimet tuaja ideale?

a. Duke shëtitur me biçikletë në mal, së bashku me fëmijët

b. Në një fshat turistik duke u argëtuar me lojëra sportive për vete dhe për fëmijët

c. Në një shtëpizë në mal, rrethuar nga bardhësia e dëborës

 

6. Çfarë bëni me fëmijët ndërkohë që prisni festat?

a. Argëtohemi duke bërë aktivitete të ndryshme: shkojmë për patinazh ose shëtisim nëpër qytet

b. Zbukurojmë pemën dhe fëmijët më ndihmojnë për gatimet

c. Organizojmë bashkë me miqtë një festë për fëmijët

 

7. Mikja juaj më e mirë ju fton që mbrëmjen e Krishtlindjeve ta kaloni para televizorit duke parë një film të bukur. Çfarë filmi zgjidhni të shihni?

a. Filma klasikë që i kemi parë që kur ishim fëmijë: “Lordi i vogël” ose “Fantagiro”

b. Filma që shihen veç nga femrat si “Love actually”

c. Nuk ka festa pa filmin “I vetëm në shtëpi

 

8. Në darkën e Krishtlindjeve, digjni roston që e keni gatuar me aq merak. Si silleni?

a. Merrni menjëherë aparatin fotografik: do të jetë një kartolinë shumë e bukur për festat e ardhshme

b. Njoftoni të ftuarit duke i thënë se rostoja është për t’u hedhur në plehra, dhe shpresoni që të kënaqen me gatimet e tjera

c. Nuk shqetësoheni. Hapni frigoriferin dhe bëni shpejt e shpejt diçka tjetër…

 

9. Blerja e dhuratave për ju është…

a. Një nga angazhimet më të mira gjatë festave

b. Humbje kohe dhe burim stresi…

c. Argëtuese! Unë dhe mikesha ime dalim për të bërë blerje në të gjitha qendrat tregtare

 

10. Si ia shpjegoni fëmijëve se nga vijnë dhuratat?

a. Nga ne. E dimë atë që i pëlqen dhe për më tepër i kemi blerë bashkë dhuratat

b. Nga Babagjyshi. Si çdo Krishtlindje, ai zbret nga oxhaku…

c. Nga fëmija Jezu, i cili lind pikërisht në Krishtlindje

 

Profili juaj:

Më shumë A | Jo konvencionale

Ditët e fundit të vitit janë shumë të bukura, por ndoshta nuk e konsideroni momentin më të bukur të vitit. Për ju nuk ndryshon shumë nëse në vend të gjelit të detit të gatuani hamburger dhe patate të skuqura. Ju ka shkuar ndërmend Ideja të shkoni me pushime jashtë vendit? Edhe pse preferoni më shumë patatinat se sa biskotat dhe do të varnit karamelet në pemë në vend që t’i hanit, mendoni kështu: festat, falë jush, kanë një stil shumë origjinal dhe personal.

Më shumë B | Të pëlqejnë festat

Nuk është ëndrra e kujtdo të kalojë një ditë të tërë në kuzhinë, të gatuajë gjithë ato receta dhe të paketojë dhuratat, ndaj pse nuk mundoheni të bëni diçka ndryshe këtë vit? Një festë me miqtë, një drekë të nesërmen dhe pse jo, edhe ndonjë dekorim ndryshe. Ju ka kaluar ndër mend që këtë vit të merrni familjen dhe të shkoni diku tjetër? Pse jo, në fund festat janë vetë njerëzit dhe jo një pemë me zbukurime. Para së gjithash kontrolloni që të gjithë anëtarët e familjes të kenë të njëjtin mendim me ju.

Më shumë C | Familja vjen para së gjithash

Krishtlindjet dhe viti i ri janë raste që festohen vit pas viti. Është një traditë: duhet pema, zbukurimet, familja dhe darka. Është rasti perfekt për t’u takuar, për të biseduar dhe për të kaluar kohë bashkë me të dashurit e zemrës.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com