FB

December 17, 2025 | 16:00

TEST / Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?

 

Festat e fundvitit janë momenti ideal për t’u rikthyer tek traditat, për të udhëtuar, për t’u argëtuar me miqtë ose për t’u izoluar në qetësi. Ky test i shpejtë do t’ju ndihmojë të zbuloni se cili është vendi më i përshtatshëm për ju për të kaluar festat, bazuar në mënyrën se si ju pëlqen të festoni dhe atmosferën që kërkoni. A jeni gati të zbuloni profilin tuaj të fundvitit? 

udhetime-festa-fundvit

Pyetja 1: Si ju pëlqen të festoni zakonisht?

a) Me familjen në një ambient të ngrohtë, shtëpiak

b) Duke udhëtuar në vende të reja

c) Me miq, në ambiente plot gjallëri

d) I qetë, vetëm ose me shumë pak njerëz

 

Pyetja 2: Çfarë atmosfere kërkoni për festat?

a) Tradicionale dhe e ngrohtë

b) Magjike, me ndriçime dhe vende të reja

c) Ritmike, me muzikë dhe aktivitete

d) E qetë, relaksuese

 

Pyetja 3: Cili është ushqimi që imagjinoni të hani për festat?

a) Gatimet e shtëpisë, receta tradicionale

b) Diçka e re, lokale të huaja

c) Fast-food, bufetë, çfarë të gjej në festa

d) Diçka e thjeshtë, pa shumë përgatitje

 

Pyetja 4: Si ju duket ideja për të shpenzuar natën e ndërrimit të viteve jashtë?

a) Preferoj të rri në shtëpi

b) Shumë emocionuese!

c) Po, nëse ka shumë njerëz dhe muzikë

d) Vetëm nëse është një vend i qetë pa turma

 

Pyetja 5: Sa i rëndësishëm është pushimi gjatë fundvitit?

a) Shumë – dua të qetësohem me familjen

b) Pushim + aventurë, kombinim perfekt

c) Nuk ka kohë për pushim – festa, festa, festa!

d) Pushimi është kryesor, qetësia mbi gjithçka

 

REZULTATET

Nëse shumica janë “a” → PROFILI: Festuesi familjar

Do t’i kaloni festat në shtëpi ose tek të afërmit. E doni ngrohtësinë, traditën dhe atmosferën intime. Ushqimi i shtëpisë dhe momentet e qeta me familjen janë më të vlefshme për ju se çdo gjë tjetër.

 

Nëse shumica janë “b” → PROFILI: Udhëtari i fundvitit

Ju pret një vend i ri! Mund të jetë një qytet i ndriçuar europian, një fshat i mbuluar me borë apo një udhëtim aventure. Festat për ju janë mundësi për të eksploruar, për të parë kultura të reja dhe për të pasur kujtime të paharrueshme.

 

Nëse shumica janë “c” → PROFILI: Festuesi social

Ju kërkoni zhurmë, muzikë, njerëz! Do t’i kaloni festat në festa të mëdha, klube, sheshe të zbukuruara ose me shoqërinë. Për ju, fundviti është momente energjie, argëtimi dhe foto pa fund.

 

Nëse shumica janë “d” → PROFILI: Shpirti i qetë

Ju doni largim nga zhurma, dritat e forta dhe turmat. Një kabinë në mal, një apartament i qetë, një udhëtim relaksues ose thjesht shtëpia juaj mund të jetë vendi ideal për të rifituar energjinë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top