Në fokus

December 23, 2019 | 9:51

Lumturia vjen nga gjërat e papritura dhe jo nga gjërat e dukshme

Ndonjëherë lumturia është ajo që nuk e prisni, nuk është domosdoshmërisht ajo që merret si e mirëqenë, shpesh ajo gjendet në ato gjëra të papritura në jetë. Shpesh ju ndodh të mendoni se të kesh një punë të kënaqshme dhe të fitosh shumë mund të japë lumturi. Gjithashtu për ju lumturia mund të jetë, pasja e një personi që ju mbështet dhe që ju pëlqen.

Duhet bërë një dallim mes lumturisë së rreme dhe asaj të vërtetë. E vërtetë është ajo që vjen kur jeta juaj mund ta ndiejë dhe të shohë surpriza. Një jetë e mirë dhe e përmbushur është kur pasurohet nga ngjarje të papritura, thjesht duhet të mësoni të njihni kur lajmet janë të rëndësishëm dhe kur jo.

Hapi juaj i parë drejt lumturisë është të hapni mirë sytë, duhet të mësoni të njihni të papriturat, ky sistem, kjo metodë e të menduarit do t’ju ndihmojë të mos mendoni shumë për problemet tuaja dhe të bëni vlerësime të rëndësishme duke arritur të mos bëni gabime dhe të bëni zgjedhjet më të mira personale, gjëra që ju bëjnë të gjeni rrugën tuaj drejt lumturisë.

‘Mendoni për të gjitha bukuritë që janë akoma përreth jush dhe jini të lumtur’-  Anna Frank

Lumturitë e papritura janë ato që mund të na japin fëmijët, si një i rritur, një person, një baba ose nënë, në një pikë të caktuar të jetës, jetojnë, punojnë dhe sakrifikojnë për ta. Dhe atëherë gjëja më e mirë është një zëvendësim i gjithë kësaj nga fëmijët, kjo konsiderohet si një gëzim dhe kënaqësi e madhe.

 

 

Burimi / https://www.notizieora.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top