Teste

November 10, 2016 | 8:08

TEST/ Kush je ti me të vërtetë?

Gjeni veten në këtë provë intriguese. Ky test është krijuar nga Pip Wilson, një psikolog i famshëm britanik. Fillimisht u krijua për nxënësit e shkollave fillore për të parë se sa ishin përmirësuar në tre vitet e para të studimeve, por më vonë doli të jetë e përshtatshme për të rriturit, gjithashtu.

Testi ndihmon të përcaktojë gjendjen tuaj të vërtetë dhe të dëshirueshme emocionale, të kuptojë se cili është statusi juaj social, në një farë mase.

Çdo shifër në këtë foto përcakton një gjendje shpirtërore të ndryshme dhe ka një pozicion në pemë.

Së pari, zgjidhni atë që ju ngjan më shumë; pastaj atë që ju do të donit t’i ngjanit.

1

Rezultatet e testit:

-Nëse ju keni zgjedhur figurat 1, 3, 6, ose 7, atëherë ju jeni një person i vendosur, nuk keni frikë nga vështirësitë apo pengesat.

-Nëse ju mendoni se një nga figurat 2, 11, 12, 18, apo 19 ju ngjan, atëherë ju jeni një person i dashur, i cili është gjithmonë aty kur miqtë tuaj kanë nevojë për ju.

-Zgjedhja e figurës 4 ju përshkruan si një person të palëkundur, i cili dëshiron të arrijë sukses, pa sherr, duke i kapërcyer vështirësitë.

-Numri 5 do të thotë që ju jeni shpesh të lodhur, ndjeheni të dobët, dhe keni pak energji për jetën.

-Nëse ju keni zgjedhur figurën 9, ju jeni një person i gëzuar dhe ke dëshirë të bësh qejf.

-Zgjedhja e numrave 13 ose 21 do të thotë që ju keni tendencën për të mbajtur për veten tuaj, ju jeni gjithashtu shpesh të shqetësuar dhe normalisht shmangni njerëzit e tjerë.

-Figura 8 thotë se ju jeni një ëndërrimtar i vërtetë – ju krijoni botën tuaj, larg nga kjo botë.

-Zgjedhja shifrave 10 dhe 15 ju e përshkruan si një person që përshtateni me jetën që keni.

-Zgjedhja e numrit 14 do të thotë se ju jeni i zbrazur emocionalisht apo i rraskapitur. Është një shans që të përballeni me krizën e brendshme emocionale ose trazira.

-Figura 20 është për njerëzit me një ndjenjë vetërespekti. Ju jeni një lider i lindur, dhe doni që vetëm ju të dëgjoheni.

-Në qoftë se zgjedhja juaj është figura 16, atëherë ju jeni lodhur duke mbështetur dikë. Megjithatë, ju mund të keni parë veten të përqafuar nga figura 17, në këtë rast ju mendoni për veten si ai i cili ka marrë “zjarr”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top