FB

September 24, 2021 | 8:45

Test psikologjik / Gjëja që shihni së pari në imazh tregon se çfarë ju mungon

A keni përjetuar ndonjëherë një ndjenjë të fortë pakënaqësie edhe në një periudhë kur gjithçka duket se po shkon mirë? Ka raste, në të cilat ne kemi një punë ose po arrijmë rezultate të rëndësishme në shkollë dhe universitet dhe në të cilat edhe jeta e dashurisë shkon ashtu siç duhet të shkojë, megjithatë ne ndiejmë atë ndjenjë shtypjeje, atë ndjenjë se jeta që po jetojmë nuk na kënaq plotësisht.

Ndonjëherë ne kemi dëshira që i mbajmë të fshehura në nënvetëdijen tonë. Ndoshta jemi të kënaqur me marrëdhënien që kemi por ka një aspekt të saj që ne kemi mësuar ta durojmë. Gjithashtu mund të jetë që puna që kemi na lejon të ecim përpara por nuk na kënaq plotësisht. Gjithashtu mund të jetë që dëshira jonë për të lënë një vend apo një shtëpi është bllokuar nga angazhimet dhe përgjegjësitë.

Ndonjëherë për të kuptuar arsyet e pakënaqësisë sonë mjafton të reflektojmë mbi të, ndërsa herë të tjera duhet të kërkojmë ndihmën e një specialisti i cili është në gjendje të arrijë në rrënjën e problemit. Në fakt, në shumë raste, arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë gjendet në diçka që e mbajmë me vete që nga fëmijëria ose në çdo rast për shumë vite dhe nuk është e lehtë ta nxjerrim jashtë.

Testi i sotëm nuk mund të zëvendësojë reflektimin e menduar mirë ose një rrugë psikoterapie, por mund të ofrojë një gjurmë të asaj që na shqetëson në këtë moment dhe na pengon të jetojmë plotësisht të tashmen.

Për të marrë një përgjigje, thjesht tregoni atë që shihni së pari në imazh.

Dy vajzat

Nëse gjëja e parë që keni parë janë dy vajzat duke luajtur, do të thotë që në këtë periudhë keni një ngarkesë të fortë stresi nga e cila duhet të çliroheni. Ndoshta puna është shumë e madhe ose keni marrë detyra që ju vjedhin kohën dhe janë të padobishme, hiqni qafe ato. Duhet të gjesh kohë për t’u bërë përsëri fëmijë, për t’u çlodhur dhe argëtuar me miqtë. Një aktivitet që ju kënaq dhe relakson gjithashtu mund të ndihmojë.

Pëllumbi

Nëse gjëja e parë që keni parë është pëllumbi midis dy vajzave, do të thotë që ju duhet të ndiheni të lirë. Ndoshta ju jeni të pakënaqur me punën, ose thjesht keni nevojë për një udhëtim që shërben si pushim dhe në të njëjtën kohë një periudhë transformimi. Mund të ndodhë që të jeni të përfshirë në një marrëdhënie që nuk funksionon më, por nga e cila nuk jeni në gjendje të çliroheni.

 

 

Burimi / https://www.trendingnews.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top