Teste

January 26, 2017 | 8:54

Test psikologjik/ Zgjidhni figurën e parë që tërheq vëmendjen tuaj

Kur zgjedh një imazh instinktivisht, ndjenja jonë udhëhiqet nga forma, ngjyra, parashikimet dhe interpretimet. Kjo është një zgjedhje që flet për ne, për gjendjen tonë mendore dhe jetën!

Shikoni në imazhin më poshtë,  zgjidhni figurën e parë që ju tërheq vëmendjen dhe zbuloni profilin tuaj:

1

1 – DIELLI

Është koha për të menduar, të krijoni dhe të përcaktoni realitetin tuaj.

Kjo ju kujton se çdo veprim i juaji duhet të synojnë të ndërtojë realitetin tuaj të tanishëm dhe të ardhshëm. E pavetëdishmja juaj ju shtyn për të arritur diçka, një ëndërr të lënë mënjanë, një qëllim që nuk e keni përfunduar … Është e mundur që ju vetë mund të dyshoni në aftësinë tuaj, por kur lindin dyshime, përpiquni të mbani mend se jeni një person i pasionuar, entuziast dhe trim. Ju mund të përdorni këto tri tipare për të arritur qëllimet tuaja. Rruga nuk duhet të jetë e përkryer, qëndrimi juaj pozitiv mund të t’ju jap një rritje të mirë, por vetëm në qoftë se keni arritur të lini mënjanë mërinë dhe zemërim.

2.DALLËNDYSHJA

Jetoni të tashmen. Është koha juaj.

Trishtimi dhe nostalgjia janë tema të përsëritura në jetën tuaj. Ju keni tendencë të kapeni në kujtimet e së kaluarës. Nga e gjithë melankolika, ju duhet të kuptoni se idetë ndryshojë dhe në qoftë se ideja e parë ishte e vlefshme, sot nuk mund të jetë më. E vetmja gjë që me të vërtetë ekziston është momenti, e tashmja. Për të përmirësuar jetën tuaj çlirohuni nga ankthi dhe nga përkufizimet.

3.BUFI

Njeriu është arkitekti i fatit të tij.

Jeta juaj është e karakterizuar nga talenti dhe angazhimi. Jeni nga ata njerëz të cilët në mënyrë të vendosur besojnë se, në qoftë se një njeri është me të vërtetë i mirë, herët a vonë, do të shpërblehet. Pavarësisht këtij besimi, vetëm ndonjëherë mund të vini të gjithë shpirtin tuaj në një projekt, pse? Keni frikë nga dështimi dhe moskryerja deri në fund e gjërave, kështu eleminoni rrezikun e vuajtjes. Përpiquni të jepni gjithçka nga vetja, me siguri do të shihni rezultate të prekshme. Në një raport, apo në aktivitetet e përditshme duhet të përballeni çdo ditë me dashuri dhe kurajo, besim dhe vetërespekt.

4.ÇIFTI

Është koha për të ndarë.

I tërë Universi punon në ekuilibër të përsosur, por e gjithë kjo harmoni duket se është larg nga jeta juaj e brendshme. Çdo veprim krijon një përgjigje dhe në qoftë se veproni me dashuri, jeta shpejt të rivendos prosperitet, lumturi dhe kënaqësi. Është e vërtetë, natyra juaj është e mirë, por jo gjithmonë veprimet tuaja janë të shoqëruara me ndjeshmëri, dhe në përpjekje për t’u bërë  të mirë, rrezikoni të dëmtoni ata që ju dhurojnë dashuri. Është koha të lini gjërat të marrin rrugën e tyre, është koha që të rrethoni veten vetëm me njerëz që e meritojnë dhe  të ndani me ta momentet e gëzimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top