Teste

August 22, 2016 | 8:28

TEST/ Sa i njeh dietat?

Shpesh “u falemi” dietave për t’u dobësuar, por jo gjithmonë ndjekim regjimin e duhur ushqimor. Po ti, sa e informuar je mbi dietat? Përgjigju pyetjeve të testit dhe zbulo se sa di për sa u përket dietave.

1. Ha me familjen kur je me dietë?

a. Po

b. Varet, por preferoj të ha vetëm

c. Jo

 

2. Gjatë dietës duhet ngrënë mëngjes i bollshëm?

a. Po

b. Nuk e di

c. Absolutisht jo

 

3. A mund të hash bulmetra gjatë dietës?

a. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe

b. Nuk e di, ndoshta ndonjëherë

c. Jo, absolutisht

 

4. Gjatë një diete duhet ngrënë të paktën 5 herë në javë mish ose peshk (100 gr.)?

a. Po, sigurisht

b. Mund të konsumohen, por vetëm 2-3 herë në javë

c. Jo, është mirë të evitohen, sidomos mishi

 

5. A duhen konsumuar shumë perime?

a. Po, sipas dëshirës

b. Po, por nuk duhet tepruar

c. Jo, është mirë të kufizohemi edhe me perimet e freskëta

 

6.Sa fruta duhen konsumuar gjatë dietës?

a. Maksimumi 3 racione në ditë

b. Mendoj 4 ose 5 racione në ditë

c. Mund të ha shumë fruta, madje kështu këshillohet

 

7. A mund të hani gjatë një diete bukë, drithëra, bukë të thekur, oriz dhe patate?

a. Po, mjafton të mos e teproj

b. Është më mirë t’i evitoj

c. Jo, duhen eliminuar fare

 

8. A mund të përdoret gjatë një diete vaji dhe gjalpi?

a. Po, mjafton të mos e teprojmë dhe të përdorim vetëm vaj ulliri

b. Jo, edhe pse ndonjëherë mund të përdoret vaji i ullirit

c. Absolutisht jo

 

Rezultati i testit

Më shumë përgjigje A

Di të ndjekësh me përpikëri një dietë Urime! E di me përpikmëri se si të ndjekësh një dietë. Njeh ushqimet që duhen konsumuar dhe sasinë e duhur. Je e vetëdijshme se për t’u dobësuar është e nevojshme të hash pak nga të gjitha, mjaft të mos e teprosh. E ke kuptuar mjaft mirë se të humbësh në peshë, jo domosdoshmërisht do të thotë të heqësh dorë nga gjithçka, duke e përballur organizmin me sakrifica të padobishme për shëndetin.

 

Më shumë përgjigje B

Je e informuar mbi dietat

Mundohesh ta zbatosh me përpikëri një dietë, por ke ende nevojë për t’u informuar. Edhe pse e ke pak a shumë të qartë efektin e një diete, ndonjëherë ndihesh konfuze në përdorimin e disa lloj ushqimesh që mund të të japin efektin e padëshiruar. Megjithatë, mos u dekurajo, je në udhën e duhur. Mjafton të lexosh pak më shumë mbi dietat.

Më shumë përgjigje C

Nuk di fare se si t’i zbatosh rregullat e një diete

As që e ke idenë se si duhet ndjekur një dietë. Për ty një ushqim ka të njëjtën vlerë me një tjetër, dhe duke qenë se nuk ke asnjë interes për të zbuluar më shumë për dietat, zbaton me përpikëri dietat e çastit, që shpesh rrezikojnë të të nxjerrin “jashtë rruge”. Nëse të pëlqen të jesh në formë, është momenti për të Përgatiti: Manjola EREQI mësuar më tepër rregullat bazë dhe të duhura mbi ushqyerjen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top