Teste

December 21, 2017 | 9:15

TEST/ Sa të lumtur jeni në të vërtetë?

Shumë shpesh ndodh të trishtohemi përballë një rezultati zhgënjyes. Por a është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë apo është një sjellje mendore? Ndalni për një çast dhe mendoni për të gjithë ata njerëz me fytyrë të qeshur që nuk kanë asgjë dhe megjithatë zgjohen në mëngjes e shtrihen për t’u çlodhur në mbrëmje me zemrën e çlirët e duke falënderuar për ditën e kaluar. Të kemi dhe të dëshirojmë gjithnjë e më shumë si materialisht ashtu edhe në ndjenja, përfaqëson një terren “shterpë” ku mund të kultivojmë një jetë me pakënaqësi e trishtim. Po ju a jeni të lumtur në jetë? Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon sesi është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

untitled

1. Takon ish-partnerin me të dashurën në krah…

a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

 

2. Të organizojnë një festë surprizë…

a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

 

3. Cila nga këto shprehje të pëlqen më shumë?

a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

 

4. Del keq në një provim për të cilin kishe mësuar shumë…

a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas fillon prapë të mësosh

 

5. Sa herë mendon për ngjarjet e së kaluarës?

a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

 

6. Më në fund të realizohet një dëshirë e madhe që kishe…

a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

 

7. Bie shi, sheh nga dritarja dhe thua…

a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

 

Më shumë A | E ndjek lumturinë, por ajo largohet!

Për ty lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund e lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguash për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë të mungon besimi dhe je e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëresh mirë dhe të kuptosh se ajo që kërkon është brenda teje.

Më shumë B | Nëse vjen, ikën shumë shpejt

Për ty lumturia ekziston, por zgjat shumë pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here ia del ta kesh: në këto momente ndjen kënaqësi, por janë vetëm çaste që zgjasin shumë pak, veniten. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spruco ngjyrash në një jetë pak “bardhë e zi”.

Më shumë C | Lumturia bën pjesë në jetën tënde

Ti po që di të jetosh me sjelljen e duhur: në jetën tënde gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti yt? Nuk je e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundohesh me çdo kusht ta mbash kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tënde.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com