Të rritësh një krijesë brenda qenies tënde është një aventurë e papërshkrueshme, të cilën çdo femër në këtë botë e jeton ndryshe. Disa femra e adhurojnë këtë gjë, disa kanë planifikuar gjithçka në detaje, por kjo ngjarje mund të jetë e përjetuar edhe me frikë. Eksperienca ka treguar se ekzistojnë mënyra nga më të ndryshmet se si një femër e përjeton ardhjen në jetë të bebes së saj. E mrekulluar, e vendosur, e papërgatitur apo shumë e dobët para këtij fakti, femrës i mbetet ta përjetojë eksperiencën e mëmësisë. Jeni kurioze të kuptoni gjendjen tuaj? Kryeni këtë test për të kuptuar ndjesitë e shtatzënisë suaj.
1. Të presësh një fëmijë, çfarë ndryshimi është për ju?
a.Kam përshtypjen sikur jam mbi re
b.Jetoj jetën time konkrete si më parë
c.Mund të ndihem e privilegjuar në ambientet publike dhe kaq
2. Është dita e ekografisë. Do të shihni beben e do të ndjeni dhe rrahjet e zemrës. Çfarë ndjeni?
a.Më në fund do të shoh që është vërtet një bebe
b.Diçka normale
c.Atëherë kuptova se lumturia ekziston
3. Çfarë ju shqetëson përgjatë kohës së shtatzënisë?
a.Lodhja në fund të ditës, pas një dite të lodhshme pune
b.Të heq dorë nga duhani dhe një gotë verë me shoqet
c.Ndjesia e gjumit
4. Bebi fillon të lëvizë, si reagoni ju?
a.Në fillim nuk e kuptova, m’u duk sikur më zuri ngërçi
b.U vura në siklet, pasi ndodhesha në një mbledhje pune
c.Alarmova të gjithë njerëzit nga gëzimi
5. A jeni dakord me anestezinë lokale gjatë lindjes?
a.Sigurisht!
b.Pse të vuaj kur ka metoda të reja
c.Nëse jam e detyruar, po Është mjeku që vendos
6. Të bëhesh nënë, ç’nënkupton për ju?
a.Të kujdesesh më shumë sesa është e nevojshme
b.Të bëhesh e vetëdijshme për brishtësinë e ekzistencës njerëzore
c.Të jesh e fortë
7. Tashmë jeni me gji, barku i rrumbullakosur dhe një mëngjes vendosni të bëni shooping. Zgjidhni:
a.Një bluzë XXL
b.Nuk ndikohem nga gjendja fizike, përpiqem të vishem si më parë
c.Pantallona të ngushta që të më mbledhin trupin
8. Për të rimarrë emocionet, 3 muaj pas lindjes keni vendosur të shkoni për:
a.Një javë me pushime me partnerin dhe bebin
b.Një shërbim estetik vetëm për veten
c.Preferoj të çlodhem dhe nuk lëviz nga shtëpia
9. Partneri juaj dëshiron t’ju fotografojë në muajin e 7-të të shtatzënisë:
a.Nuk dëshiroj. Do të ngjaj si një balenë e shëndoshë
b.Pse jo, madje edhe kur të lind dëshiroj ta ruaj si kujtim
c.Me një kusht që të jem nudo, shumë private dhe emocionuese
10. Në ditën e lindjes, dëshironi që babai i bebit të jetë aty me ju?
a.Pa diskutim që po
b.Sigurisht, ai është përgatitur për këtë gjë
c.Pse jo, nëse nuk do të ndikojë për keq skena e lindjes
11. Gjatë shtatzënisë, a ka ndryshuar seksualiteti juaj?
a.E kam befasuar partnerin për gjendjen time pozitive
b.Kam dashur të bëj pushim në këtë aspekt
c.Kam zbuluar kënaqësinë e munguar më parë
12. Na përshkruani dhomën e bebit tuaj:
a.Do të ketë një dhomë më të madhe se e jona
b.Jam interesuar për një krevat që të mos më lodhë për të fjetur
c.Do të kujdesem për dhomën kur bebi të lindë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.