FB

February 28, 2023 | 10:01

Test / Si është marrëdhënia juaj në çift?

Çdo çift ka një ndjenjë ekuilibri dhe secili nga partnerët e vlerëson lumturinë në çift sipas parametrave thjesht personalë. Pak rëndësi ka mënyra për ta arritur lumturinë. Ajo që ka rëndësi është që partnerët të ndihen mirë së bashku. si e jetoni lidhjen tuaj? Ju kënaq plotësisht apo mendoni se ka ende shumë rrugë për të qenë të lumtur? Përgjigjuni pyetjeve të testit dhe zbuloni nivelin e lumturisë bashkëshortore

1. Për ju ka më shumë rëndësi pasioni apo bashkëveprimi e mirëkuptimi?

a. Pasioni

b. Të dyja

2. Sa rëndësi ka dialogu për ju?

a. Është thelbësor

b. Ka shumë rëndësi

3. Keni miq të përbashkët?

a. Jo, unë kam miqtë e mi, ai të vetët

b. Po, miq të vjetër

4. Jeni të gatshëm të pranoni ndryshime të mundshme të partnerit?

a. Varet nga ndryshimet

b. Sigurisht, ndryshojmë vazhdimisht

5. Dashuroheni si në fillim të lidhjes?

a. Sigurisht

b. Dashurohemi ende shumë, por në mënyrë të ndryshme nga fillimi 

6. A keni shije të njëjta në çdo gjë?

a. Jo, jemi shumë të ndryshëm

b. Po, pothuajse në gjithçka

7. Sa rëndësi ka për ju sinqeriteti?

a. Besojmë të dy se sinqeriteti është thelbësor

b. Ka shumë rëndësi, por ndonjëherë është më mirë të heshtësh

8. A jeni gjithë kohës me njëri-tjetrin?

a. Gjithmonë

b. Absolutisht, jo

9. Çifti juaj ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër?

a. Po

b. Jo

10. Sa jeni xhelozë për njëri-tjetrin?

a. Shumë

b. Nuk jemi xhelozë

Më shumë A

Një marrëdhënie e trishtë Mungesa e lumturisë mbretëron sovrane në çiftin tuaj. Më shumë se sa dashuroheni, duket se e toleroni njëri-tjetrin. Një marrëdhënie në harmoni ka nevojë për bashkëpunim, pasion, mirëkuptim dhe empati, por mes jush nuk ekziston asgjë e tillë. A jeni të sigurt se jeni bërë për njëri-tjetrin?

Më shumë B

Një marrëdhënie e lumtur Jeni një çift i lumtur dhe i ekuilibruar. Keni kuptuar se për të qenë mirë së bashku, është e nevojshme të gjeni hapësira për veten. Besoni në vlerën e sinqeritetit, por nëse është e nevojshme dini dhe të heshtni! Dashuria juaj ka baza të forta e të qëndrueshme dhe pa dyshim është e destinuar të jetojë gjatë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top