Teste

April 5, 2016 | 8:01

TEST/ Si funksionon truri juaj?

Jeni njeri racional, emotiv, i paparashikueshëm apo i fiksuar pas detajeve? Zbulojeni me anë të këtij testi…

1. Këtë vit ke vendosur të pushosh më shumë se një muaj

a. Nuk mund të mungosh në diçka të nevojshme: një kurs praktik gjuhe, një konventë etj.

b. Nisesh me gjërat më minimale dhe do të vendosësh nga vendi në vend ku, pse dhe me kë të takohesh

c. Zgjedh destinacionin dhe informohesh mbi klimën e gjuhën, sheh me kujdes shërbimin e hotelit: pishinën, palestrën, vaktet, etj.

d. Je në kërkim të emocioneve të forta, në një vend në mes të natyrës apo në një qytet ku mund të bësh miqësi të reja

 

2. Sapo je ngritur në detyrë dhe duhet të koordinosh punët në ndërmarrjen ku punon:

a. Bën çdo gjë për t’i përmbushur detyrat

b. Je entuziaste që i përket një grupi drejtues, me kusht që të ndihesh gjithnjë e stimuluar në punë

c. Informohesh mbi çdo karakteristikë të punës dhe vlerëson çdo të dhënë për t’i bërë pjesë të projektit të përgjithshëm të ndërmarrjes

d. Mbledh të gjitha pritshmëritë e eprorëve dhe bën ç’është më e mira për ndërmarrjen

 

3. Duhet të shkosh në anën tjetër të qytetit ku ke qenë shumë kohë më parë:

a. Vizualizon me mendje hartën e qytetit dhe gjen rrugën më të shpejtë

b. Kujton vagëllimthi rrugën që ke bërë kur ke qenë herë tjetër dhe shkon në atë drejtim

c. Orientohesh nga dyqanet dhe monumentet kryesore të qytetit

d. E di shumë mirë se ku ndodhet ajo rrugë dhe vendin ku ke takimin e punës

 

4. Jeni me pushime në një qytet të huaj shumë të famshëm dhe nuk dini gjuhën…

a. Sapo mëson disa fjalë mundohesh të gjesh ngjashmëritë dhe ndryshimet me gjuhën tënde

b. Vërdallisesh nëpër qytet në kërkim të ven deve të veçanta e të panjohura, të cilat nuk gjenden në hartë apo guidat turistike

c. Informohesh saktësisht mbi gjuhën e vendit për të eksploruar të gjitha vendet më karakteristike, edhe pse nuk kanë ndonjë vlerë turistike

d. Viziton vende, muze e restorante për të cilat ke dëgjuar më parë nga miqtë

 

5. Duhet të regjistrohesh në universitet. Çfarë merr në konsideratë?

a. Gjendjen aktuale të tregut të punës dhe parashikimet për të ardhmen

b. Ambiciet e tua

c. Elementë konkretë: ambientin ku do të punosh, kolegët që do të kesh, transferimet e mundshme jashtë shtetit apo qytetit etj.

d. Pritshmëritë e familjarëve: të pëlqen të mendosh se i bën të lumtur me zgjedhjen tënde

 

6. Në ekspozitën e një piktori të njohur bashkëkohor:

a. Mundohesh të kuptosh në thelb artistin mbi lëvizjen historike-kulturore

b. Njeh disa anë tipike të artistit

c. Vëzhgon teknikën, kombinimin e ngjyrave dhe e lidh përmbajtjen e veprës me zhvillime të mundshme të epokës

d. Ndalesh te veçantitë e pikturave që të pëlqejnë e të ndjellin kujtime e refleksione

 

7. Më në fund ke kaluar një mbrëmje me një njeri që të pëlqen shumë. Çfarë të ka mbetur në mendje nga ai?

a. Mënyra e të folurit dhe sesi e përballon bisedën

b. Paparashikueshmëria e tij: nuk prisje që një njeri i veshur kaq çuditshëm të ishte kaq i kulturuar

c. Harmonia e ngjyrave, kombinimi i veshjes me aksesorët, sintonia mes fjalëve dhe gjesteve

d. Nuk e di mirë se çfarë, ndoshta atmosfera e veçantë që u krijua nga ëmbëlsia e tij

 

PROFILI JUAJ:

Më shumë A

Je një njeri racional

Mund ta konsiderosh veten si një njeri “konkret”, që ka tendencën t’i përdorë funksionet e veta mendore duke u dhënë përparësi aspekteve konceptuale dhe logjike të situatave që të shfaqen herë pas here. Aftësia për përgjithësim dhe objektivitet karakterizojnë dhe udhëheqin aktivitetin tënd mendor. Je në gjendje të zgjidhësh problemet më të koklavitura me racionalitet, për të klasifikuar me rregull gamën e gjerë të mundësive dhe për të çuar deri në fund një projekt me një korrektesë rigoroze. Je shumë rehat në situata të qarta, lineare dhe të parashikueshme, pasi është pikërisht në këto situata kur mund t’u besosh dhuntive të spikatura të logjikës dhe racionalitetit. Aftësia mendore dhe kthjelltësia predominojnë në të gjitha mendimet e tua. Por është pikërisht nacionaliteti që rrezikon të të venisë para një risie, një gjëje të paparashikuar apo një ndjenje të pakontrolluar. Mendimi racional mund të të shndërrojë në një njeri ekstremisht të ngurtë brenda skemave të kota që do të pengojnë pjesën më “të butë” dhe spontane të karakterit tënd.

 

Më shumë B

Je një njeri i paparashikueshëm

Mund të përcaktohesh në këtë mënyrë, në kuptimin që ke tendencën t’i japësh një hapësirë shumë të madhe intuitës. Intuita është një tendencë e spikatur për të “nuhatur që në ajër” dhe kjo gjë karakterizon mënyrën sesi përballesh me jetën, duke të lejuar të paraprish atë që deri në momentin e fundit nuk është ende e dukshme. Gjendesh kudo ku ka diçka të re, vlerëson udhëtimet, lëvizjet, ndryshimet. Gjërat që nuk i ke parashikuar më parë nuk të trembin, përkundrazi janë një stimul. Habitesh vetëm nga ato gjëra që të habisin, të surprizojnë dhe që ushqejnë kuriozitetin tënd. Karakterizohesh nga kreativiteti dhe intuita, e cila nëse nga njëra anë të lejon të jesh origjinal dhe inovativ, nga ana tjetër rrezikon të të bëjë të humbasësh kontaktin me realitetin dhe kjo gjë shkakton një mungesë të madhe të realitetit.

 

Më shumë C

I adhuron detajet

Je i pajisur me aftësinë e të kujdesurit dhe vëzhgimit të çdo veçantie, që të lejon të kuptosh deri dhe në detajet më të vogla. Nuk të shket asgjë, edhe pas shumë kohësh arrin të kuptosh në mënyrë perfekte rrobat që kishte veshur një shoqja jote, veçantitë e arredimit, detajet e një peizazhi. Ke një kujtesë vizive të shkëlqyer që mund të të çojë në çfarëdolloj vendi që e ke parë qoftë dhe vetëm një herë në jetë. Objektet e botës që të rrethojnë janë të mbushura me vlera, të cilat stimulojnë tek ti ndjenja dhe përvoja. Burimi yt më i madh qëndron në aftësinë për të vëzhguar realitetin dhe për të “kapur” aspektet më të veçanta. Nëse nga njëra anë tendenca për të qëndruar me këmbë në kokë mund të të ndihmojë të analizosh në mënyrë të caktuar realitetin, nga ana tjetër rrezikon të të bëjë të dukesh pak “i thatë”, shumë i lidhur me anën konkrete të gjërave. Mundohu të mos bësh gabim e të konsiderosh aspektet më të ngatërruara të situatave si përgjithësime apo fantazi e pastër.

 

Më shumë D

Je një njeri i dashur

Ajo që të dallon është tendenca për të përdorur funksionet mendore që lidhen me përf – shirjen tënde të brendshme, me situata sentimentale apo me përjetime emotive. Kujtesa, vëmendja dhe përqendrimi aktivizohen sidomos nga elementë në gjendje të nxjerrin në pah ndjesi të veçanta, që lidhen me përvoja të rëndësishme që krijojnë një vizë të kuqe mes asaj që ka ndodhur dhe asaj që është e pranishme. Aftësia për të kuptuar çdo detaj dhe gjendja shpirtërore e jotja dhe e të tjerëve bën të mundur që të kuptosh çdo përshtypje, pozitive apo nega – tive, që lidhet me gjendjen që po përjeton. Sjelljet e besimit, mirëkuptimit, besnikërisë dhe mirëpritjes, për ty janë thelbësore: mundohesh t’ua shfaqësh atyre që të rrethojnë dhe njëkohësisht i pretendon edhe nga njerëzit që janë pranë teje. Falë cilësive të tua je në gjendje të krijosh lehtësisht marrëdhënie ndërpresonale; je mësuar të kapësh në fluturim humorin, shijet dhe sfumaturat e karakterit të njerëzve, gjë që të lejon të kornizosh, kuptosh e gjykosh në mënyrë të ekuilibruar një njeri. Duke qenë gjithmonë gati për të përmirësuar atmosferën e përgjithshme që të rrethon, rrezikon të lësh pas dore pjesën tënde racionale e anali – tike, thelbësore në përditshmëri për të vlerësuar realitetin në mënyrë objektive.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top