Posta

April 5, 2016 | 9:35

A jam xheloze për time motër?

Denata ToceNga: Denata Toçe

Psikologe Këshillimi

 

 

 

 

E dashur psikologe, ndihem keq përballë sime motre. Asnjëherë s’i kam miratuar zgjedhjet e saj, të cilat janë të ndryshme nga të miat. Ajo është e martuar unë beqare, ajo shtëpiake unë menaxhere në një firmë. Ajo e lumtur dhe krenare për mua, unë e zhgënjyer nga ajo: është një grua inteligjente e diplomuar dhe rri e vjen vërdallë nëpër shtëpi duke u kujdesur për burrin maskilist dhe egoist. Dikush më ka sugjeruar se nuk e miratoj ngase jam xheloze për jetën e saj të qetë. A thua të jetë kështu? Unë në vendin e saj do të ndihesha në kafaz. Kam nevojë që të vendos një raport tjetër me të, të mendoj mirë për të. Elona.p

Përgjigjie: E dashur Elona. Është afër mëndsh që ti të shqetësohesh për motrën tënde. Funjda ështa familja jote. Por unë kam frikë se e orienton shqetësimin tonë në mënyrë jo të drejtë. Motra mundet fare mirë të kujdeset për jetën e saj. Ajo është motori i zgjedhjeve të saj dhe vetëm ajo mund ta ndalojë këtë makineri nëse do, jo juve. Ju mund t’i shprehni shqetësimin tuaj me dashamarë- si, por nuk mund të vendosni për jetën e saj. Nëse ajo ndjehet mirë dhe e qetë, atëhere ndoshta kjo është jeta që ajo do. Nese një ditë kupton se ka gabuar, do të jetë koha e duhur, sepse është ajo vetë që do të ndërgjegjësohet për zgjedhjet e saj dhe kjo është më e shëndetshme se të ndërgjegjësohet “Dikush tjetër zgjodhi pë mua, mos bëra gabim?”… Ju nuk jeni xheloze, përkundrazi, ju jeni e shqetësuar pasi keni presionin se duhet të bëni diçka. Ndodh rëndom nëpër sistemet e familjeve shqiptare. Ju keni bërë mjaftushëm, shumë është shumë, për ju por edhe për motrën tuaj… Por, mbasi të vendosësh kontaktin me nevojat e tua, do fillosh të vendosësh drejt raportet me motrën…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top