Teste

December 24, 2019 | 8:22

TEST/ Si i zgjidhni dhuratat e festave?

1Një pako nën pemën e Krishtlindjeve mund të jetë dëshmi dashurie apo thjesht një traditë që respektohet? Po ju si silleni në këto raste? I bëni dhuratat me zemër apo nuk u jepni rëndësi atyre? Zbulojeni nëpërmjet këtij testi!

1. Festat për ju janë një rast:

a. Për të qenë më pranë njerëzve të dashur
b. Për të ngrënë shumë ëmbëlsira në shoqërinë e të tjerëve
c. Për të gjetur dhuratat nën pemë

2. Cili mund të jetë qëllimi juaj për vitin e ri?

a. Të jeni më pak e ndjeshme
b. Të filloni palestrën
c. Të bëheni më e rregullt

3. Çfarë dhurate dëshironi për festa?

a. Nuk e di ende
b. Çizmet e mrekullueshme që keni parë në vitrinën e një dyqani
c. Një surprizë që nuk e prisni

4. Nëse do të kishit një shkop magjik, si do ta përdornit?

a. Do ta shndërronit shtëpinë në një vilë
b. Do të zhduknit padrejtësitë
c. Do të zhvendoseshit në një ishull të shkretë me aktorin e preferuar

5. Nëse do të fitonit në një llotari, si do t’i shpenzonit lekët?

a. Do të blinit dhurata të bukura
b. Do të rinovonit gardërobën
c. Do të luanit sërish për të sfiduar fatin

6. Jeni grindur me partnerin:

a. E telefononi menjëherë, sepse gjatë festave duhet të mbizotërojë harmonia
b. Prisni që të telefonojë ai i pari
c. E bindni veten se nuk dëshironi ta takoni, por i dërgoni një mesazh

7. Çfarë nuk do mungojë në mbrëmjen e vitit të ri?

a. Mesazhet dhe urimet e shumta për miqtë
b. Vajtja në parukeri për t’u bërë e bukur
c. Dëshira e vitit të ri gjatë momentit të urimeve

8. Të blini dhuratat e festave është:

a. E mundimshme
b. Argëtuese
c. Stresuese

9. Për të paketuar dhuratat:

a. Blini letër zbukurimi në dyqan
b. Gjeni një zgjidhje origjinale
c. Ia lini në dorë shitësit t’i paketojë dhuratat

10. Do ta linit partnerin pa dhuratë nëse:

a. I ka hedhur sytë një femre tjetër
b. Nuk është xheloz
c. Nuk ju kënaq asnjëherë

 

Profili juaj:

Më shumë përgjigje A
Festoni me zemër
Ju pëlqen shumë të merrni dhe të bëni dhurata, gjest me anë të të cilit shprehni gjithë dashurinë për njerëzit që i keni për zemër. Filloni të mendoni për festat shumë kohë para dhe, kur gjeni dhuratën e duhur, ndiheni shumë e kënaqur me veten. Mezi prisni që të tjerët të marrin dhuratën tuaj dhe adhuroni shumë kur atyre u pëlqen zgjedhja që keni bërë.

Më shumë përgjigje B
Festoni sipas modës
Shkëmbimi i dhuratave është rasti perfekt për të treguar se sa shumë njohuri keni për tendencat e fundit të modës. Dhuratat tuaja janë gjithmonë të paketuara bukur, por duhet të kini parasysh se ato janë mbi të gjitha simbole: edhe një mendim “jashtë mode” mund të përçojë një mesazh dashurie nëse e zgjedh me zemër!

Më shumë përgjigje C
Çdo gjë në minutën e fundit
Një problem juaji? Nuk dini të organizoheni dhe gjithmonë jeni pandreqshmërisht vonë. Vazhdoni ta shtyni blerjen e dhuratave për ditën e fundit dhe pikërisht atëherë ju zë paniku. Për rrjedhojë përfundoni të blini çfarë gjeni dhe jo gjithmonë është dhurata e duhur. Një mënyrë shumë e mirë për t’ia dalë mbanë është të organizoheni ditë më parë.

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top