Studim

December 24, 2019 | 8:24

Studim / Yndyrnat shtojnë depresionin

Një studim spanjoll, i bërë nga një grup kërkuesish nga Universiteti i Las Palmas në Gran Canaria dhe nga Universiteti i Navarras, shpjegon se njerëzit që konsumojnë shumë yndyrna rrezikojnë 48% për t’u prekur nga depresioni.

Grupi i studiuesve monitoroi 12059 vullnetarë mbi dietën, stilin e jetesës dhe sëmundjet në fillim të studimit, gjatë tij dhe në fund. Pas një periudhe 6-vjeçare, 657 personave të mbajtur nën vëzhgim iu diagnostikua gjendja depresive.

Këta të fundit ishin ndër ata persona që konsumonin shumë më shpesh ushqime të blera në fast-food si dhe ëmbëlsira të paketuara.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top