FB

December 11, 2021 | 8:26

TEST / Si ia dilni të joshni meshkujt?

Ndonjëherë është e vështirë të kuptojmë dhe shpenzojmë orë të tëra për të zbuluar se cila është aftësia jonë për të joshur një mashkull. Dekolteja, buzëqeshja, buzët, këmbët… Zakonisht këto janë karakteristikat që meshkujt vërejnë në takimin e parë, por më pas, me kalimin e kohës, zbulojnë diçka që na bën të veçanta për sytë e tyre. Po çfarë është kjo ‘diçka’?

  1. Doni të blini një çantë. Cilën prej këtyre markave zgjidhni?

a. Prada

b. Bottega Veneta

c. Diesel

  1. Mikesha më e mirë martohet pas një muaji. Për festën e beqarisë keni organizuar:

a. Spa, darkë, festë në diskotekë: mbrëmja juaj ideale

b. Shëtitje me limuzinë, darkë në një restorant shumë të famshëm: një ditë të paharrueshme

c. Një seancë të plotë te qendra e preferuar estetike, humor pa fund dhe festë: do të argëtoheni pa masë

  1. Seriali juaj i preferuar është:

a. A place in the sun

b. Desperate Housewives

c. Lost

  1. Ju është prishur makina në rrugë. Çfarë bëni?

a. Telefononi të dashurin që të vijë t’ju marrë.

b. Vraponi për në punë, edhe pse tashmë jeni vonuar shumë

c. Hipni në autobus që të mos vonoheni edhe më tepër për në punë

  1. Si jeni në shtrat?

a. Spontane dhe krijuese

b. Sensuale dhe e shpërqendruar

c. E ëmbël dhe e kujdesshme

  1. Nuk duroni dot:

a. Që partneri t’ju gënjejë

b. Që të tallet me ju në prani të të tjerëve

c. T’ju thërresë me emrin e ish-it

  1. Kur ishit e vogël:

a. Luanit me djemtë

b. Bënit shaka me shoqet

c. Qëndronit vetëm me shoqen e ngushtë

  1. Sapo keni blerë revistën tuaj të preferuar. Lexoni menjëherë:

a. Artikujt mbi modën

b. Artikujt për jetën në çift

c. Plotësoni fjalëkryqin në faqen e fundit

Më shumë A | I bëni të ndihen të rëndësishëm

Jeni plot gjallëri, argëtuese, interesante dhe keni gjithmonë diçka për të rrëfyer. Forca juaj është besimi në vetvete dhe ambicia e madhe. Nuk hezitoni të eksperimentoni feminitetin tuaj: gjithmonë me grim dhe e rregullt në veshje. Meshkujve u pëlqeni, sepse i përkëdhelni egon. Me ju në krah ata ndihen më të bukur, inteligjentë dhe më të zgjuar, sepse kanë arritur t’ju joshin juve. E pranojnë faktin që jeni e shoqërueshme, me humor nuk e kanë problem, por me kusht që ata vetë të mos ndihen inferiorë.

Më shumë përgjigje B | I bëni të ndihen të përkëdhelur

Jeni plot përkushtim ndaj partnerit dhe nuk i thoni asnjëherë “jo”. Ndaj ai përfiton dhe jeni ju ajo që bëni çdo gjë në shtëpi dhe nuk e konsideroni si diçka negative këtë gjë. E dëgjoni me vëmendje edhe kur ai të flet me orë të tëra për sportin e tij të preferuar. I pëlqeni sepse jeni gjithmonë e gatshme për ta dëgjuar, siguruar, përkëdhelur dhe se e dashuroni me pasion pa kërkuar asgjë në këmbim. Problemi është se përkushtimi total, përkujdesjet e tepruara i lodhin shpejt meshkujt. Ata preferojnë që një grua të tregojë se ka karakter të fortë.

Më shumë përgjigje C | I nxitni meshkujt

Jeni një femër me personalitet të fortë dhe meshkujt nuk përfitojnë dot prej jush. Sigurisht që përpiqeni të krijoni përshtypje të mirë tek ata, por nuk e bëni qëllimisht. Qeshni me lehtësi, flisni shumë dhe thoni kurdoherë atë që mendoni. U pëlqeni meshkujve, sepse me ju nuk mërziten kurrë. Nuk rrezikojnë asnjëherë të bien në monotoni: ju i nxitni dhe pranë jush asgjë nuk është e sigurt. Dini se si të përshtateni dhe si të silleni me të gjithë. Nëse partneri ju kërkon ta shoqëroni në një mbrëmje ku nuk njihni askënd, e bëni sepse jeni e shoqërueshme dhe e dini se nuk do të mërziteni. Megjithatë, të qenit gjithmonë kaq e shkathët, ndonjëherë e bezdis partnerin, pasi nuk arrin t’ju ndjekë dhe ndihet i lodhur. Kujdes të mos e ekzagjeroni: pothuajse të gjithë meshkujt thonë se preferojnë vajzat e thjeshta, por pak më shumë delikatesë dhe feminitet nuk bën dëm.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 162

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top