FB

March 11, 2021 | 8:55

TEST / Si silleni gjatë një krize në çift?

Kur jeni në vështirësi me partnerin, a jeni të aftë të zgjidhni gjërat dhe të kaloni krizën në çift? Zbulojeni me anë të këtij testi…

  1. Nëse ai ju flet për një problem që keni në lidhjen tuaj, si reagoni?

a. I thoni se bëri mirë që e ngriti këtë argument dhe e fton që të flisni me qetësi.

b. I thoni se jeni e gatshme të bisedoni, por inatoseni.

c. Ju kap paniku dhe shpërtheni në të qara: jeni e bindur se ai do që të ndaheni.

  1. Prej pak kohësh grindeni vazhdimisht, ndaj ju:

a. Mundoheni të qetësoheni në mënyrë që të bisedoni seriozisht më pas.

b. I kërkon një ballafaqim, në mënyrë që të flisni për këtë gjë.

c. Kjo gjë ju inatos shumë, dhe pavarësisht se nuk doni, mbani një qëndrim agresiv.

  1. Keni problem me xhelozinë, të dy jeni shumë posesivë. Për këtë arsye mendon se:

a. Duhet të punoni mbi besimin që keni te njëri-tjetri, në mënyrë që të evitoni debatet.

b. Mundoheni të mos mendoni për këtë gjë, por ndonjëherë përfundoni në rrethin vicioz të xhelozisë.

c. Është një gjë që nuk e ndryshoni dot. Nëse dikush i afrohet partnerit, ju e perceptoni si një kërcënim për lidhjen tuaj.

  1. Nuk bini dakord mbi një vendim të rëndësishëm siç është martesa. Si silleni?

a. Secili prej jush duhet të mendohet mirë mbi një ndryshim kaq të rëndësishëm në jetë.

b. I sugjeroni ta shtyni për pak kohë këtë vendim, por herë pas here e pyesni nëse ka ndryshuar mendim.

c. I jepni menjëherë një ultimatum: ose vendos tani ose kurrë më!

  1. Ai ju kërkon që për pak kohë të qëndroni larg njëri-tjetrit. Si reagoni ju?

a. Beson se në fund të fundit një periudhë pauze do t’ju ndihmojë të shihni me qartësi gjendjen ku ndodheni.

b. Pranoni me gjysmë zemre, kjo ide ju fut në ankth.

c. E përjetoni këtë kërkesë njësoj sikur ai t’ju ketë thënë: “po të lë”.

  1. Ai ju thotë se ka njohur një tjetër, çfarë bëni?

a. Mendon se një krizë pas kaq shumë kohësh mund të ndodhë dhe i lini hapësirën e duhur që ai të reflektojë.

b. Doni që ai të ndihet i lirë të kuptojë se çfarë ndjen, por jeni e tronditur.

c. Kjo gjë ju trishton kaq shumë, saqë preferoni ta lini.

  1. Pas një grindjeje të madhe, ju…

a. Mendon se të dy keni nevojë të qetësoheni tani, që më pas të flisni me qetësi.

b. Jeni shumë e tronditur, por mundoheni të ruani qetësinë.

c. Hyni në krizë dhe nuk keni më dëshirë të flisni, doni të qëndroni vetëm.

  1. Disa nga miqtë e tij nuk ju pëlqejnë, çfarë bëni?

a. Mendoni se nuk është puna juaj dhe evitoni çdo koment.

b. Nuk mund ta pengoni, por herë pas here thoni ndonjë batutë jo të këndshme për miqtë e tij.

c. I thoni prerë se do të bënte mirë të mos dilte më me ta.

  1. Ju duket se mes jush pasioni është zbehur, ndaj…

a. I propozoni që të shkoni te një ekspert i marrëdhënieve në çift.

b. Mundoheni të përballeni me këtë argument, por në fakt as vetë nuk dini se si të veproni.

c. Bëni sikur s’ka ndodhur asgjë. Shpresoni se kjo është vetëm një fazë kalimtare.

  1. Ndonjëherë keni dyshimin se nuk i pëlqeni si në fillim, ndaj…

a. Mundoheni të kuptoni nëse këto janë vetëm fantazi, por nëse partneri ju siguron, e besoni.

b. Punoni edhe me veten, duke menduar se si ta rifitoni partnerin.

c. E vini me shpatulla pas murit: duhet t’ju thotë menjëherë nëse ka ndryshuar ndonjë gjë nga ana e tij.

Më shumë përgjigje A

Kampione e zgjidhjes së problemeve

Komplimenta, jeni me të vërtetë e zonja që të menaxhoni problemet e tensionit në lidhjen tuaj! Nuk është e thënë që të gjitha marrëdhëniet të kenë një fund të lumtur, por sjellja juaj është më e mira për të kaluar çdo krizë ose problem dhe nëse keni një person që ju dashuron me të vërtetë, atëherë gjërat do të zgjidhen!

Më shumë përgjigje B

Jeni emotive

Kur jeni në krizë e dini se me të duhet pak më shumë qetësi, por ndonjëherë ndjenjat ju shtyjnë që të bëni gabime të vogla, të cilat rrezikojnë të përkeqësojnë situatën në çift. Nëse do të mësoni të ruani gjakftohtësinë, pa dyshim do t’ia dilni në pjesën më të madhe të problemeve me partnerin.

Më shumë përgjigje C

Jeni grindavece

Mjafton fare pak për të ndezur te ju xhelozinë dhe pasionin, dy karakteristika që ju bëjnë të merrni vendime të nxituara dhe që janë të panevojshme nëse doni që të çoni përpara një lidhje dashurie. Pa dyshim keni nevojë të mësoni se si të menaxhoni më mirë ndjenjat tuaja dhe kuptoni se të arrini në përfundime të nxituara e të pamenduara, shpesh nuk është zgjidhja më e mirë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 155

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top