Teste

December 16, 2020 | 9:12

Test / Zbuloni dhuratën që doni

 

Imagjinoni sikur Babagjyshi ekziston dhe që vendos të kalojë edhe në shtëpinë tuaj natën e 24 dhjetorit. Imagjinoni sikur ju lë një pako, brenda së cilës do të gjeni dhuratën që do të dëshironit, atë që i përgjigjet një dëshire tuajën që nuk ia keni thënë askujt. Ajo që, pikërisht, vetëm Babagjyshi mund ta bëjë. Cilën dhuratë do të donit poshtë pemës? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë…

  1. Jeni duke ecur në rrugët e mbushura me njerëz, kur papritmas me bishtin e syrit shihni një rrugicë të errët, që nuk e kishit vënë re më parë:

a. Kthehesh dhe futesh në rrugicën e errët, për të mësuar më shumë.

b. Nuk ke kohë për t’u kthyer pas, por mendon se një herë tjetër, kur ta keni të mundur, do ta shkelni dhe atë rrugicë.

c. Pas një sekonde e keni hequr nga mendja atë rrugicë të errët.

  1. Nëse do t’i zgjidhnit ju dekorimet e festave për qytetin, çfarë do të zgjidhnit?

a. Degë të thata të dekoruara dhe të ndriçuara plot me dritëza shumëngjyrëshe.

b. Një “shi” të artë që bie vazhdimisht dhe pa pushuar.

c. Pemë të vërteta në vazo të mëdha të shkëlqyera.

  1. Për një xhiro në karuselin e vjetër në mes të qytetit do të zgjidhnit:

a. Njëbrirëshin bojëqielli me krifën e argjendtë.

b. Kungullin e shndërruar në një karrocë të artë.

c. Karrocën e kuqe, që tërhiqet nga katër drerë të bardhë.

  1. Bie zilja dhe pa e pritur një djalë ju dorëzon një bredh të madh, me aromë rrëshire dhe pylli, të cilin jua ka bërë dhuratë një mik. Gjëja e parë që mendoni është:

a. Do t’i blej të gjitha zbukurimet e bardha dhe drita pa fund.

b. Duhet të lëviz divanët që t’i bëj vend, por ia vlen ama.

c. Do t’i bërtas, kushdo qoftë ai që ma ka dhuruar.

  1. Bredhi artificial është:

a. Melankonik.

b. Praktik.

c. I pakuptimtë.

  1. Nëse mendoni për Krishtlindjet ju vijnë në mendje:

a. Aromat.

b. Ngjyrat.

c. Zhurmat.

  1. Një fëmijë që mbrëmjen e Krishtlindjes i ka sytë plot shkëlqim, pa dyshim është:

a. E emocionuar.

b. I ngazëllyer.

c. I përgjumur.

  1. Jeni duke zbukuruar pemën, kur dëgjon një zë që ju thotë: jam xhuxhi i bredhit dhe kam ardhur të të dhuroj një magji për bredhin tënd. Cilën nga magjitë e mëposhtme do të zgjidhnit?

a. Dëborë të vërtetë në degë, dëborë që nuk shkrin kurrë.

b. Monedha floriri në vend të globeve: dhjetëra e dhjetëra monedha tringëllitëse, që do të jenë më pas gjithmonë tuajat.

c. Që bredhi të mos thahej kurrë, si dhe të ishte gjithmonë i zbukuruar.

  1. Mbrëmjen e 24 dhjetorit po hyni në shtëpi, kur syri ju zë diçka që shkëlqen në tokë. Përkulesh dhe dallon:

a. Një varëse me flori të bardhë, e cila kushedi se kujt i ka humbur.

b. Një grusht dëbore, të shndërruar në akull.

c. Një copë varaku.

  1. Nëse dëgjoni fjalën “arrëthyes” mendoni menjëherë:

a. Vigjilje / darkë

b. Çajkovski / baleti

c. Lëvozhga / rrëmujë

Më shumë A

NJË ZARF QË SHKËLQEN

Është një zarf që shkëlqen, që ju pret poshtë pemës: e hapni dhe brenda gjeni pesë bileta avioni. Nëse dëshironi mund t’i përdorni të gjitha, që t’ju shoqërojë kushdo që doni të keni pranë në udhëtimin që Babagjyshi ju ka dhuruar. Destinacionin mund ta zgjidhni pa asnjë pengesë. Janë të përfshira në dhuratë të gjitha shpenzimet e hotelit, restorantit, vizitave në galeritë e artit, në muze, si dhe për të bërë blerje të shfrenuara. Vendosni të niseni me fëmijët dha bashkëshortin? Perfekt, keni të drejtë edhe për një njeri tjetër: dadon për t’u kujdesur për fëmijët. Kjo është dëshira juaj më e fshehtë, për dhuratën e festave të fundviti.

Më shumë B

NJË KUTIZË KADIFEJE

Babagjyshi e ka vendosur në dritare, pikërisht pranë xhamit të mbyllur dhe u lodhët paksa për ta gjetur. Është një kutizë me kadife bojëqielli, me një buton floriri që ju lejon të hapni kutizën. E hapni dhe shkëlqimi që buron prej saj, për një çast ju verbon. Është një unazë me diamant, me dritë dhe prerje të pastër. Montimi i saj është thelbësor, pa gabime, si të jeni një princeshë e mijëvjeçarit të tretë. Nuk dini ç’të bëni, por bashkëshorti juaj ju vjen pranë, ju vendos unazën në gisht dhe ju thotë: “Do të doja që ta kishe më parë këtë unazën, por vetëm këtë vit e pata të mundur të bija dakord me Babagjyshin…”

Më shumë C

NJË QESKËZ PREJ LINI

Dhe ndër aget aromatike të bredhit, ngarkuar me mijëra globe e zbukurime, gjeni një qeskë prej lini, e mbyllur me një fjongo të artë. E merrni dhe kuptoni se brenda ka diçka të rëndë dhe që tringëllin:janë çelësa! Babagjyshi, ka zgjedhur për ju një surprizë vertetë të veçantë. Është shtëpia e pushimeve që kaq shumë herë e keni ëndërruar me sy hapur. Ndodhet në breg të detit, në mes të maleve me dëborë ose mu në zemër të Londrës (Parisit, Venecias dhe kudo ku dëshironi). Është e juaja dhe mund ta mobiloni si të doni, pa e vrarë mendjen për shpenzime.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top