Teste

January 19, 2017 | 10:13

TEST/ Zbuloni më shumë për personalitetin tuaj përmes testit të horizontit

Çdo imazh që kap syri ynë për të parën herë zbulon diçka në lidhje me personalitetin tonë, jetën tonë. Zgjidhni një nga pamjet në foto dhe zbuloni më shumë rreth vetes suaj.

1

Deti | Kush ka zgjdhur detin është një “shpirt i lirë”

Deti është sinonim i lirisë dhe rigjenerimit. Liria e shkaktuar nga deti  shprehet në forcën për t’u përballuar me ndryshimet dhe dëshirën për të eksploruar atë që ju nuk e dini, destinacione të largëta dhe ndoshta të papritura. Uji përbën elementin e parë të jetës, që nënkupton edhe fleksibilitet dhe shkathtësi. Nëse keni zgjedhur Figurën 1 jeni një person që mirëprisni përvojat e reja, të ndjeshëm, të ekuilibruar, të aftë për të balancuar aspektet pozitive dhe negative të jetës. Uji,  si elementi i parë i jetës  nënkupton konceptin e lindjes, që do të thotë edhe një dëshirë të fortë të amësisë.

Zjarri| Kush është tërhequr nga zjarri është një “shpirt i pasionuar”

Zjarri ngjall ngrohtësi dhe energji. Njerëzit që janë tërhequr nga kjo foto janë zakonisht bujar dhe rrezatues. Energjia e shkaktuar nga zjarri manifestohet me dëshirën për t’u vënë re, në kënaqësinë e të qenit të dashur dhe të vlerësuar. Ata që e duan zjarrin nuk tremben para vështirësive të jetës. Zjarri është edhe element pastrimi, shkatërrues dhe transformator. Nëse keni zgjedhur Figurën 2 në një moment të caktuar të jetës mund të keni dëshirë për transform radikal, në ndonjë aspekt të jetës suaj të përditshme.

Dëbora| Kush është tërhequr nga dëbora është “shpirt i ndjeshëm”

Dëbora zgjon dëshirën për izolim dhe mbështjelljen në kujtime. Nëse keni zgjedhur Figurën 3 mund të jeni një introvert, të ndjeshëm, të dashur, me një dëshirë të madhe që të dhuroni dhe të merrni dashuri.

Stuhi | Kush është i tërhequr nga stuhia është një “shpirt i shqetësuar”

Stuhia është shkaktar i dyshimeve. Në të njëjtën kohë kjo tregon trazirat jashtme dhe të brendshme, në kërkim të stabilitetit. Nëse keni zgjedhur Figurën 4, kjo nuk do të thotë se ju jeni një person i paekuilibruar ose kaotik. Stuhia mund të jetë një tregues i nevojës për ndryshim të fortë dhe vendimtar. Në këtë moment mos harroni të dëgjoni zërin e zemrës, pa harruar arsyet e mendjes, pasionin dhe racionalitetin për të balancuar veten.

Qielli | Kush është tërhequr nga qielli është një “shpirt ambicioz”

Simbolika e qiellit është e gjerë dhe e ndryshme, por qielli i qetë tregon paqen dhe të ngjall idenë e lirisë. Pafundësia e qiellit mund t’i referohet faktit se në këtë moment ju nuk ndjeni kufizime në ambiciet tuaja. Nëse keni zgjedhur Figurën 5 ju ndjeheni të lirë,  keni aspirata të mëdha, keni vënë përpara të gjithë energjinë tuaj mendore, fizike dhe shpirtërore për t’i ndjekur dhe për të arritur ëndrrat tuaja. Edhe qielli ngjall të ardhmen. Nëse keni zgjedhur këtë ju përballeni me të ardhmen me optimizëm dhe kurajë.

Shkëmbi | Kush është tërhequr nga shkëmbi është “shpirt që vuan”

Shkëmbi kujton frikën e rënies dhe tërheq ata që jetojnë situatat e mundimit, frikë dhe momente të mbylljes në vetvete. Nëse keni zgjedhur Figurën 6 mund të jeni një person i emocional dhe pak të tërhequr nga risia. Puna në vetëkontrollin tuaj dhe ekuilibrin personal do t’ju ndihmojë të menaxhoni ankthin dhe marramendjen, që vjen para risisë së jetës. Shkëmbi gjithashtu ngjall frikën e  vdekjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top