FB

August 28, 2021 | 8:22

Test / Zgjidhni një fotografi dhe zbuloni më shumë rreth asaj që e ardhmja ka rezervuar për ju

Ka mënyra të ndryshme për të mësuar më shumë për veten pa u menduar dhe analizuar shumë. Një nga këto mënyra është testi i mëposhtëm ku ju duhet vetëm të zgjidhni një nga gjashtë imazhet. Zgjidhni atë që ju tërheq më shumë dhe zbuloni se çfarë do ju ndodhë në të ardhmen e afërt.

peme, imazh

Nëse keni zgjedhur:

  1. Pemën e gjelbër.

Nëse keni zgjedhur këtë pemë, atëherë jeni gati për ndryshimet që do të ndodhin në jetën tuaj. Përqendrohuni në atë që dëshironi të arrini dhe shoqërohuni me njerëz që kanë interesa të ngjashme me tuajat. Po jetoni një moment ku ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme në jetë, kështu që mos hezitoni, por veproni ngadalë.

  1. Pemën e ndriçuar nga rrezet e diellit.

Ju jeni dinak dhe gazmor në të njëjtën kohë. Optimizmi dhe entuziazmi juaj tërheq njerëzit e tjerë. Ju mund të shihni anët positive në çdo situatë. Falë këtij këndvështrimi për jetën, mund të kapërceni lehtë problemet që mund t’ju shfaqen në të ardhmen. Qëndroni pozitivë dhe mos harroni kurrë se pas shiut lind dielli.

  1. Pemën e gjatë.

Ju besoni tek vlerat që janë të përjetshme. Nuk ka asgjë në botë që mund t’ju habisë. Rrënjët tuaja janë të forta dhe të thella. Ju qëndroni me këmbë në tokë dhe të tjerët ju shohin si mbështetje. Jeni gati të tregoni forcën që keni tek njerëzit që nuk ju njohin shumë mirë.

  1. Pemën e vjeshtës.

Nëse keni zgjedhur këtë pemë, po kaloni një fazë në jetën tuaj ku duhet të hiqni qafe të kaluarën. Një pjesë e jetës suaj ka mbaruar dhe ëështë koha ta përballoni këtë ndryshim. Ju do të ndiheni të trishtuar për një periudhë, do të jeni të heshtur dhe do të doni të rrini larg të tjerëve për të kaluar disa momente vetëm.

  1. Pemën e dimrit.

Nëse keni zgjedhur këtë pemë, atëherë ju jeni të vetëdijshëm se së shpejti do të ndodhin ndryshime që do t’ju nxjerrin nga monotonia në të cilën jeni zhytur. Mendoni për gjithçka me qetësi dhe pa u nxituar, pastaj bëni plane të reja për të ardhmen.

  1. Pemën e lulëzuar.

Jeni duke kërkuar gjëra të reja që ju mahnisin dhe ju bëjnë të lumtur. Jeni person pozitiv. Së shpejti, të gjitha talentet dhe aftësitë tuaja do të zbulohen dhe është e mundur të bini përsëri në dashuri.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top