FB

August 27, 2021 | 8:40

Test / Zgjidhni një nga këto simbole të lashta dhe zbuloni kuptimin që fshihet pas tij

Simbolet kanë një kuptim të rrënjosur thellë në ndërgjegjen njerëzore. Gjashtë simbolet e mëposhtme njihen si disa nga më të fuqishmet ndër shekuj. Ato janë përdorur për shekuj me radhë në shumë rituale të ndryshme. Zgjidhni një nga ata dhe zbuloni çfarë fshihet pas tyre.

Nëse keni zgjedhur:

  1. Syri i Korit

Syri i Korit, i njohur edhe si Udiat, është një nga simbolet më të njohur të Egjiptit të lashtë. Nëse ky është simboli që tërhoqi vëmendjen tuaj, atëherë ju keni nevojë për mbrojtje. Syri përfaqëson hakmarrjen e Horusit kundër Setit, i cili destabilizoi mbretërinë e babit të tij, Osiris. Syri i Korit është personifikim i Zotit të gjithëpranishëm, domethënë i faktit që Zoti na sheh vazhdimisht.

Çfarë të bëni?

Ju mund të kërkoni ndihmë dhe mbrojtje nga engjëlli juaj mbrojtës ose nga universi. Mund të bëni një ritual që do t’ju çlirojë nga energjia negative. Ose bëni diçka që besoni se do t’ju bëjë të ndiheni më të sigurtë.

  1. Labirinti

Labirinti u krijua për të mbrojtur atë që ndodhet në qendër të tij. Sipas miteve, në qendër të tij është minotauri. Nëse përpiqemi të interpretojmë kuptimin e labirintit, mund të themi se ai na ndihmon të gjejmë natyrën tonë të vërtetë. Nëse ky është simboli që tërhoqi vëmendjen tuaj, ju duhet të bini në kontakt me anën tuaj të brendshme. Labirintet u përdorën për herë të parë në Kretë, pasi priftërinjtë vallëzuan aty derisa arritën në një ekstazë që i lidhi me universin.

Çfarë të bëni?

Nëse labirinti është zgjedhja juaj, ka shumë mundësi që të jeni në prag të një humbjeje. Puna e palodhur, angazhimet dhe një mënyrë jetese e zënë, ju kanë tjetërsuar si njeri. Gjeni paqen brenda jush.

  1. Tridenti

Tridenti është simboli i një figure të fortë dhe të shenjtë patriarkale. Ky është simboli i Perëndisë Shiva të hinduizmit, si dhe Perëndisë Poseidon i mitologjisë greke. Tre tehet e shtizës simbolizojnë tre sytë, ku tehu qendror përfaqëson syrin e tretë. Megjithëse tridenti u demonizua nga të krishterët, ai fillimisht ishte simbol i bollëkut, bekimit dhe një mjet për të hequr frikën. Poseidoni, vëllai i Zeusit dheHadesit, ishte një nga perënditë më të fuqishëm në mitologjinë greke. Nëse keni zgjedhur këtë simbol, duhet të hiqni qafe frikën dhe të mbështeteni tek bota juaj e brendshme për t’u ndjerë i fuqishëm kurdoherë.

Çfarë të bëni?

Ju duhet t’i tregoni botës se nuk keni frikë. Jeni të lirë dhe askush nuk mund t’ju dëmtojë. Përdorni fuqinë e tridentit për të larguar ndjesinë e tmerrshme të frikës.

  1. Triskelion

Numri tre është konsideruar gjithmonë magjik dhe i shenjtë. Në triskelion, burimi i energjisë në trupat tanë është forca e ndryshimit, kapërcimi i pengesave dhe kalimi përtej kufijve fizikë dhe shpirtërorë. Nëse keni zgjedhur këtë simbol duhet të çliroheni nga kufizimet e jetës suaj fizike. Triskelion është personifikim i fuqisë krijuese të diellit, ku forcat diellore na ndihmojnë të arrijmë pjekurinë. Tre krahët e këtij simboli krijojnë një forcë të panatyrshme që mund të përdoret për të krijuar realitetin që dëshirojmë.

Çfarë të bëni?

Përdorni aftësitë tuaja për të krijuar realitetin që dëshironi. Besoni tek vetja, pasi kjo do t’ju japë më shumë energji positive.

  1. Auroboros

Auroboros është një simbol i përdorur gjerësisht nga gnostikët, por në Mesjetë u shoqërua gabimisht me magjinë e zezë. Ky simbol duket të ketë qenë një emblem e shenjtë në Frigji në shekujt e parë para Krishtit. Kuptimi i vërtetë i këtij simboli është një kujtesë e karmës dhe vazhdimësisë pafund të “kohës-veprimit-reagimit”. Nëse ky është simboli që ka tërhequr vëmendjen tuaj, duhet të jeni të vëmendshëm përsa i përket karmës. Duhet të bëni disa ndryshime, sepse jeni bllokuar në një cikël ku asgjë nuk ndryshon. Dhe asgjë nuk ndryshon, sepse kjo është zgjedhja juaj. Kur të thyeni rrethin e ouroboros, do të filloni të jetoni sërish.

Çfarë të bëni?

Gjëja më e thjeshtë është të zbuloni se çfarë bëni vazhdimisht dhe ta dini se çfarë është e gabuar. Ndryshoni qasjen tuaj ndaj situatës që ju tërheq pas dhe nuk ju lejon të përparoni.

  1. Beetle

Beetle i vënë vezët tek kufomat e kafshëve të tyre. Ata janë në gjendje që nga vdekja të krijojnë jetë. Kjo është arsyeja pse egjiptianët besonin se kanë lindur nga të vdekurit, nga nëntoka. Nëse keni zgjedhur këtë simbol, keni nevojë për mençurinë e paraardhësve tuaj. Ky simbol shoqërohet gjithashtu me ringjalljen, lindjen e diçkaje të re dhe me mishërimin. Këto simbole “të gjalla” u përdorën në ritualet për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Ky simbol tregon se jeni të etur për vitalitet.

Çfarë të bëni?

Ju duhet të gjeni një mënyr për të rinovuar energjinë tuaj. Një fillim i mirë është ndryshimi i dietës dhe aktiviteti fizik. Nëse keni ndonjë simptomë, konsultohuni me mjekun tuaj. Beetle ju fton të kujdeseni për veten, por edhe të mbani mend paraardhësit tuaj.

 

 

 

Burimi / Panorama Online

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top