Teste

December 6, 2017 | 9:27

Test/ Zgjidhni një pemë për të mësuar çfarë ju pret gjatë periudhës së Vitit të Ri

untitled

Brightside ka përgatitur një test që ka të bëjë me psikologjinë e ngjyrave. Përmes këtij testi, mund të mësoni shumë rreth vetes apo për karakterin njerëzor në përgjithësi.

Shikojeni këtë fotografi dhe zgjidhni një pemë për kopshtin tuaj. Mos e zgjidhni shpejt, por përqëndrohuni dhe përpiquni të gjeni pemën që ju përshtatet ju.

Nëse e keni zgjedhur, poshtë treguesit në formë shigjete të zezë mund të shihni rezultatet.

 
 
 
 

Lisi

Për ju, jeta është aventurë plot me gjëra të papritura. Gjatë vitit të ri, shumë gjëra të mira e të reja po vijnë për ju, sepse jeni të hapur për aventura dhe gjëra të reja.

Larshi

Pavarësia është ajo çfarë ju karakterizon. Aftësia juaj artistike do të ndikojë që t’ju rriten të ardhurat gjatë Vitit të Ri, si dhe suksese të reja në punë. Ajo çfarë duhet të bëni është t’u mbeteni besnik mendimeve dhe ideve tuaja.

Panja

Jeni person i ndjeshëm. Ju shpenzoni më shumë kohë se të tjerët për të menduar për veten dhe gjërat që ju rrethojnë.

Verri

Jeni person praktik dhe i balancuar. Njerëzit kanë dëshirë të jenë me ju, sepse jeni i besueshëm. Ju keni telashe të lidhni marrëdhënie me njerëz të gjinisë tjetër, për shkak se ju nuk keni dëshirë që të tjerët t’ju shohin si person i ndjeshëm.

Mërsina

Jeni person me besim të lartë në vete. Krejt gjërat i keni nën kontroll dhe asgjë nuk ia keni lënë në dorë fatin. Njerëzit që rrinë me ju kanë dëshirë të rrinë me ju, sepse ata ju shohin si të fuqishëm.

Kumbulla

Ka gjasa që të jeni njeri i paqes dhe i arsyes. Keni dëshirë që të rrini me shokët, por kënaqeni edhe kur shpenzoni kohë me veten. Kjo bën që ju të keni kohë për të menduar për veten dhe gjërat që ju rrethojnë.

Bliri

Ju jeni person që bëni shumë analiza dhe ndjeshmëria ju ndihmon të zgjidhni probleme. Ka shumë gjasa që të lidheni me një person që ka kulturë të lartë, pasi detajet janë të rëndësishme për ju.

Gështenja

Të tjerët mendojnë për ju që jeni ëndërrues dhe njeri romantik. Asnjë gjë nuk e merrni me racionalitet. Por e vërteta është që ju i merrni gjërat duke i lidhur me ndjenjat tuaja, prandaj ka mundësi që të krijoni marrëdhënie me një njeri që nuk ju kufizon në atë çfarë ndjeni.

Shelgu

Keni dëshirë të shpenzoni kohë jashtë shtëpisë dhe mureve. Keni qejf të ndërmerrni rreziqe dhe jeni gjithnjë i gatshëm për sfida të reja në punë. Nuk ju pëlqen rutina dhe gjithnjë prisni që ta keni fjalën e fundit në ngjarje të mëdha.

Çfarë do të thotë për ju zgjedhja që keni bërë?

Pema që keni zgjedhur ju tregon si e trajtoni veten dhe çfarë prisni nga të tjerët, si dhe ndryshimet që duhet t’i bëni në jetën dhe personalitetin tuaj.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com