Mirëqenie

December 6, 2017 | 9:19

Si të dalloni gripin stinor

Stina e dimrit është një ndër më problematiket kur vjen puna tek shëndeti. Të shumtë janë personat sëmurën nga viruset stinore. Por si ti dallojmë ato?

grip

Prof.Pëllumb Pipero, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSU “Nënë Tereza”, tregon më shumë: Stina e ftohtë e dimrit përveç kushteve meterologjike që e shoqërojnë si ulja e temperaturave, lagështia etj, shoqërohet edhe me një sërë problemesh shëndetësore për të gjithë popullatën në përgjithësi, por veçanërisht për moshat pediatrike, të moshuarit, gratë shtatëzëna dhe të sëmurët kronikë. Këshilla që ju japim të gjithë qytetarëve është të vishen mirë, sipas stinës, të mbajnë ngrohtë dhe të ajrosin herë pas here banesat, të mos frekuentojnë mjedise të mbyllura dhe të mbi populluara si dhe të shmangin vizitat e pa nevojshme të të afërmve në spitale.

Problemet më të shpeshta shëndetësore janë virozat stinore, midis tyre më i rëndësishmi është gripi stinor dhe natyrisht agravimi i të gjitha sëmundjeve kronike dhe komplikacionet e gripit stinor, sikundër është encefaliti, miokarditi por dhe sëmundjet bakterore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore, që janë si sëmundje të mbivendosura në grip. Aktualisht dimë se, virusi qarkullues i gripit stinor këtë vit ka pësuar ndryshime strukturore genetike të rëndësishme. Virozat stinore në përgjithësi por dhe gripi stinor në veçanti kanë simptomatikë të ngjajshme:

• temperaturë të lartë që zgjat 2-3 ditë kur i sëmuri nuk ka komplikacione

• dhembje koke

• dhembje gjoksi

• rrufë

• tështima

• dobësi trupore ndërkohë simptoma pak më të rralla janë: diare dhe të vjella të shoqëruara dhe me anoreksi.

Gripi stinor kërkon kujdes, përgjithësisht kalon në kushte shtëpie duke marrë lëngje dhe antipiretikë nëse temperatura kalon mbi 38.5 gradë Celsius. Sëmundja kalon në harkun e 3-5 ditëve. Nëse temperatura zgjat më shumë dhe simptomat rëndohen, qytetari duhet të drejtohet te mjeku i familjes./Panorama

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com