FB

February 22, 2022 | 8:45

Test / Zgjidhni një vepër arti dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë

Testi i sotëm ka të bëjë me personalitetin tuaj. Sot do të arrini të zbuloni disa aspekte të karakterit tuaj që ndoshta as nuk e kishit menduar se i zotëronit. Këto janë ato nuanca që ne ndonjëherë i refuzojmë, ndoshta sepse nuk duam t’i pranojmë ose sepse nuk e kuptojmë se kemi të meta. Askush nuk është perfekt!

Nëpërmjet një zgjedhjeje të thjeshtë do të keni mundësinë të zbuloni disa detaje të personalitetit tuaj. Mundohuni të ndani disa minuta çdo ditë për të testuar veten me një test të tillë, ju mund ta ndihmoni trurin tuaj të qëndrojë aktiv dhe në stërvitje. Dhe do të humbisni vetëm disa minuta.

Shikoni me kujdes imazhin e mësipërm, këto janë disa nga veprat më të njohura të artit në botë: Nata me yje e Van Gogh, Mona Lisa e Leonardo da Vinçit dhe Puthja e Klimt. Cila është vepra juaj e preferuar artistike mes këtyre? Bëni zgjedhjen tuaj dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë.

Zgjidhjet e testit

Nata me yje: ju jeni një person ndonjëherë i paqëndrueshëm, e lini veten të rrëmbeheni lehtësisht nga emocionet dhe humori juaj mund të ndryshojë në bazë të takimeve që keni gjatë ditës. Keni energji të madhe dhe shumë qëllime të mira, por ndonjëherë humbisni dhe nuk arrini të merrni gjithçka që dëshironi. Nuk keni gjysmë masa, ky aspekt i karakterit tuaj ju penalizon në fushën profesionale. Në situatat më komplekse ju duhet të përpiqeni të përdorni artin e diplomacisë.

Mona Lisa: ju jeni një person shumë enigmatik. Të tjerët e kanë të vështirë të mbajnë hapin me ju, sepse nuk dinë si t’ju kapin. Sjelljet tuaja mund të duken të paqarta dhe për këtë arsye, shpesh e gjeni veten të izoluar. Nuk e keni problem të kaloni kohë vetëm edhe pse lejoni vetëm disa miq të ngushtë të shohin shpirtin tuaj. Ju i zgjidhni problemet me dinakëri dhe gjithmonë arrini të kapërceni çdo pengesë pa u munduar shumë.

Puthja: ju jeni një person veçanërisht romantik. Jeni të pasionuar dhe e keni të vështirë të jeni vetëm, ndjeni nevojën të keni gjithmonë dikë pranë jush. Dini të bashkëpunoni me të tjerët, nuk keni frikë të delegoni disa detyra, preferoni të punoni në grup dhe jo në vetmi. Jeni një dashnor shumë i vlerësuar nga partneri juaj, për të cilin kujdeseni çdo ditë në mënyrë të përsosur.

 

 

Burimi / https://www.instanews.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top