Teste

August 8, 2016 | 8:32

TEST/A ushqeheni në mënyrën e duhur?

Sa të kujdesshëm jeni për mënyrën e të ushqyerit? Kujdeseni për trupin tuaj? Bëni testin e mëposhtëm dhe shikoni se cilit profil i përkisni… Nëse jeni të kujdesshëm për shëndetin tuaj dhe mundoheni të ndiqni të gjitha këshillat që leni lexuar apo dëgjuar, më poshtë dietologia Rolina Naço ka përgatitur një test për të kuptuar nëse keni ende punë për të bërë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme do të kuptoni se ku gaboni në mënyrën e të ushqyerit.

1. Sa fruta konsumon në ditë?

A. Një frut

B. Nuk ka fruta, zakonisht pi lëng frutash

C. Dy ose më shumë fruta në ditë

 

2. Si është mëngjesi juaj i zakonshëm?

A. Bukë, gjalpë, reçel ose mjaltë dhe qumësht me 1-2% yndyrë

B. Pi vetëm një kafe dhe dal për në punë

C. Qumësht me 1-2% yndyrë me drithëra integrale

 

3. Sa shpesh i frekuenton fast-food-et?

A. Të paktën dy herë në javë

B. Zakonisht gjatë orarit të punës porosis një racion ushqim

C. Një herë në javë

 

4. Sa feta bukë ha në ditë

A. Dy feta bukë në ditë

B. Mundohem të mos ha fare bukë

C. 4-5 feta bukë në ditë

 

5. Sa perime konsumon në ditë?

A. Një racion në ditë

B. Nuk i pëlqej perimet

C. Konsumoj perime të paktën 2 herë në ditë

 

6. Kur merr një sanduiç në punë me çfarë e porosit?

A. Me djathë pice dhe proshutë

B. Me djathë dhe domate

C. Me peshk ton dhe sallatë jeshile

 

7. Çfarë ha zakonisht kur kthehesh nga puna?

A. Biskota ose çokollatë

B. Një tost të thjeshtë

C. Ndonjë frut

 

8. Sa gota ujë konsumon në ditë?

A. Zakonisht preferoj të pi 2-3 gota qumësht

B. 4-5 gota ujë në ditë

C. Preferoj të pi lëng frutash

 

Rezultatet:

Më shumë përgjigje A

Mundoheni të kujdeseni për ushqimin tuaj, edhe pse ka momente kur nuk i rezistoni dot ushqimeve që ju shijojnë shumë, si makarona, byrek, patate të skuqura, ëmbëlsira, pica etj. Nëse do të ishit nxënës do të kishit marrë notën 7 dhe rekomandime për të mësuar me tepër. Jeni në rrugë të mirë pasi jetë të mirëinformuar për çfarë duhet të bëni. Keni nevojë për më shumë mundim dhe do ia arrini qëllimit, që do të thotë një trup në formë dhe një shëndet të mirë. Mos u dorëzoni para ushqimeve që ju joshin, por që nuk janë të shëndetshme. Mos e teproni me sasinë.

 

Më shumë përgjigje B

Me sa duket mënyra e të ushqyerit shëndetshëm për ju është vetëm nëpër revista dhe gazeta. Ju nuk ushqeheni shëndetshëm. Fast-food-et për ju janë më të shijshme sesa frutat dhe perimet. Por gjithashtu ju përlqen të keni dhe një trup të bukur dhe në formë. Ndaj për të mirën e shëndetit dhe të linjave tuaja do të ishte mirë të filloni të mendoni serish. Duke konsumuar mëngjes të shëndetshëm dhe duke mos i ndarë frutat dhe perimet të cilat do i japin trupit të gjitha vitaminat e nevojshme. Do të keni imunitet më të fortë si dhe lëkurë të shëndetshme. Nuk keni asgjë për të humbur përveç disa kilogramëve të tepërt. Provojeni!

 

Më shumë përgjigje C

Zgjedhjet tuaja ushqimore janë shumë të mira pasi furnizojnë trupin tuaj me ushqimet e duhura, pa e ngarkuar atë, por edhe pa e lënë të uritur. Perimet dhe frutat nuk ju mungojnë. Po ashtu edhe mëngjesi dhe buka në tryezën tuaj. Kujdeseni për hidratimin e organizmit tuaj. Nuk mbetet asgjë tjetër përveçse të keni edhe një jetë aktive. Vazhdoni të kujdeseni për veten tuaj se rezultatet janë të dukshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top