E kuqja është një ngjyrë që shpreh gëzim, vitalitet, pasion, agresion, dashuri, ngrohtësi … ajo është një ngjyrë me një ndikim të lartë emocional, është përdorur për një numër të madh të markave dhe në fushën e marketingut, reklamat.
Në këtë test përdoret për të pasqyruar disa aspekte të jetës dhe personalitetit tuaj.
# 1 Profil emocional – artistik
Ju jeni një person i cili karakterizohet nga një shprehje e theksuar. Ju keni një temperament krijues dhe kjo, kur jeni në rrethanat e duhura, nuk kalon pa u vënë re. Nuk është e vështirë të shprehni dhe të afirmoni individualitetin tuaj. Mund ta mbushni jetën tuaj me gjëra të bukura dhe nuk ju mungon entuziazmi. Keni një ndjeshmëri të madhe dhe për shkak të kësaj, shpesh, vizioni juaj i jetës nuk përshtatet me atë që të tjerët shohin dhe jetojnë. Për ju, sfida kryesore është të pranoni pikëpamjen e të tjerëve … herë pas here, përpiquni të ndryshoni pikëpamjen tuaj, kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoni veten.
# 2 Profil i organizuar – i sigurt
Karakteristika juaj e mundshme është organizimi. Krijoni besim tek të tjerët dhe keni aftësinë për t’i bërë ata që janë përreth jush të ndjehen të sigurt. Bëni plane për të ardhmen dhe gjithmonë merrni përgjegjësitë tuaja. Për të jetuar më mirë, përpiquni të përqëndroheni në të tashmen.
# 3 Profili i udhëheqësit – Suksesi
Miqtë tuaj mund t’ju përshkruajnë si idealist, të vendosur dhe të gatshëm për të marrë gjithçka që ju ofron jeta juaj. Ndonjëherë ju jeni të mbingarkuar me përgjegjësi, duke marrë edhe ato të të tjerëve. Ju jeni një person përgjithësisht vetëmohues, por nuk duhet të jeni të ngarkuar me detyrime, mos harroni se mund ta kaloni kohën tuaj në përmbushjen e aktiviteteve që mund t’ju bëjnë të lumtur.Një këshillë: ndonjëherë idealizmi juaj çon në perfeksionizëm … në këto rrethana ju do të bëni mirë të jeni më praktik!
# 4 Profili entuziast – impulsiv
Ju jeni i gjithanshëm, entuziast dhe … madje aventuresk. Edhe në qoftë se ju keni një mendje shumëdimensionale, e cila ju lejon të përpunoni ide të shumëfishta njëkohësisht … ju jeni shpesh pak i hutuar! Ju pëlqejnë sfidat, ju mund të pranoni ndryshime dhe mbi të gjitha, ju urreni monotoninë. Përkundër këtij shpirti aventuresk, shpesh tentoni t’i shtyni aktivitetet që mund të përmirësojnë vërtet jetën tuaj. Ju keni një mendje optimiste që ka tendencë të shpëtojë nga problemet, një strategji që përdorni në mënyrë që të mos bini në ankth. Me mendjen që keni, mund të kapërceni me të vërtetë çdo vështirësi në jetë, vetëm mësoni të besoni më shumë në veten tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.